Shtatë kushtet e gjermanit Gunther Krichbaum, sipas Berishës
Nga Sali Berisha.
Kryetari i komisionit per çeshtjet europiane te Bundestagut gjerman shpall ne Tirane:
7 kushtet e grupit parlamantar CDU/CSU, me i madhi ne Bundestag, qe duhet te plotesoje Shqiperia për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian!
Te dashur miq, sot gjate nje vizite ne Tirane, kryetari i komisionit europian te Bundestagut, pas takimeve te tij zyrtare shpalli para mediave per opinionin publik shqiptar 7 kushtet apo pritshmerite qe kerkon Bundestagu gjerman, te cilat nuk jane plotesuar dhe qe duhet te plotesoje Shqiperia per te bere te mundur qe Bundestagu gjerman te jape drite jeshile, pra te votoje pas raportit te Komisionit Europian te pranveres se vitit 2018, per hapjen e negociatave. Keto kushte jane:
1-: Zbatimi i reformës në administratën publike. Duhet te provohet ne praktike sa i qendrueshem eshte zbatimi i ligjeve, te plotesohen pikat qe nuk jane plotesuar
2-:Kushti i dytë: reforma në drejtësi duhet te zbatohet ne menyre te qendrueshme dhe te plote dhe procesi te jete ne perputhje me standartet europiane, te miratohen dhe te zbatohen ligjet e saj.
3-: Lufta kundër korrupsionit, e cila, qe nga progres raporti i vitit te kaluar nuk ka shenuar hapa reale perpara. Korrupsioni mbetet nje dukuri e perhapur gjeresisht perfshi drejtesine dhe policine. Është veçanërisht e nevojshme që në rastet e korrupsionit të funksionarëve të lartë të jenë ngritur paditë penale dhe pergjegjesit të jenë dënuar me vendim gjykate të formës së prerë.
4-: lufta kundër krimit te organizuar dhe lufta kundër trafikut te drogës. Ne luften kunder krimit te organizuar rezultatet jane te pamjaftueshme. Ne luften ndaj trafikut te droges jane shenuar hapa pas!
5-: të drejtat e njeriut, masat kunder diskriminimit dhe realizimi i te drejtes se prones. Shqipëria duhet ende të përmbushë pikat që përmend raport progresi i Komisionit Europian i dt 8 nentor 2016
6-: Standarte europine ne zgjedhjet e 2017, përmbushja e rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe zbatimin e tyre deri në qershor te 2017
7-: Ligji per Dekriminalizimin e parlamentit, te institucioneve qendrore dhe vendore dhe te administrates publike duhet te zbatohet ne menyre te qendrueshme dhe te plote.
Keto shtate kushte te shpallura sot para opinionit publike shqiptar nga kryetari i Komisionit Europian te Bundestagut, Krishbaum mund te plotesohen vetem me nje pune shume serioze dhe jo duke mashtruar shqiptaret se na u dha hapja e negociatave, as dhe duke vjedhur çdo dite pasurite publike apo trashur lidhjet me krimin ne nivelet me te larta te politikes, as dhe shnderrimin e Shqiperise ne Kanabistan! sb