Shtatë propozimet e LSI: Zgjedhjet me lista të hapura, të dënohet më ashpër blerja e votës
Në draftin e dërguar pranë Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, LSI-ja propozon forcim të ndëshkimit për këdo që shet apo blen votën, po ashtu edhe për fotografimin e saj.
Duke u ndalur tek fotografimi i votës LSI-ja shton se nëse një gjë e tillë konstatohet gjatë zgjedhjeve të ardhshme duhet të cilësohet si kundravajtje penale.
Ndër të tjera LSI-ja kërkon që partitë të konkurrojnë me lista të hapura dhe të bëhet transparenca financiare e partive.
Një tjetër propozim i LSI-së ishte edhe përshpejtimi i nxjerrjes së rezultatit të zgjedhjeve. Po ashtu grupi i LSI-së propozon edhe heqjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve si shkallë e parë që merr në shqyrtim ankesat zgjedhore.
Sakaq LSI kërkon që edhe lista e zgjedhësve të hartohet për çdo qendër votimi.








KOHA JONË SONDAZH

