Shtëpia e Ramës dhe shtëpia e OSHE – Nga Shkëlzen Berisha

 

 

Nga Shkëlzen Berisha

Swiss Digital Desktop Reklama

Akuzave të opozitës se po paguan sarajet e Surrelit me paratë e publikut, Rama ju përgjigj duke thënë se OSHE njëlloj si ai kishte nevojë për shtëpinë e vet dhe nuk mund të vazhdonte funksionin/jetën duke ndejtur me qira apo fjetur tek shokët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fakt askush nuk e ka akuzuar Ramën as për ndërtimin e godinës së re të OSHE-së, as për ndërtimin e parkut olimpik, ndonëse në kohë krize e varfërie edhe këto mund të ishin vendime të debatueshme.

Ai është akuzuar për borxh/lidhjen që ka me përfituesin e këtyre tenderave. Bëhet fjalë për të njëjtin person që ka fituar dhjetëra miliarda lekë kontrata nga taksapaguesit shqiptare, ndonëse ka dhënë oferta qindra miliona lekë më të larta, nga të gjithë ofertuesit e tjerë për ndërtimin e objekteve të lartpërmendura.

Pa folur për prokurimet e drejtë për drejta siç ishte rasti i kullës së Korçës, ku po i njëjti person u përzgjodh pa garë për ndërtimin e saj.

Përderisa të përgjigjet për këtë fakt/akuzë atëherë shpjegimi i vetëm është se, ne paguajmë ofertën më të shtrenjtë për të ndërtuar shtëpinë e OSHE-së, vetëm se miku i kryeministrit ka ndërtuar “falas” shtëpinë e Ramës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?