Shteti vendos ligjin dhe autoritetin e tij, shemb lokalin e Kokëdhimës së sherrit me spanjollët

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit prishi sot në mëngjez bar-restorantin “Panorma” në Porto-Palermo, i ekspozuar publikisht pas një skandali të pronarit me disa turistë spanjollë dhe dy shoqëruesit e tyre shqiptarë.

Objekti rreth 2 mijë metër katror, i ndërtuar në një nga zonat më të bukura bregdetare të Shqipërisë, rezulton pa leje, ndërkohë që shfrytëzonte kundrejt pagesës edhe pjesën e plazhit.

Në këtë operacion, IKMT theksoi se nuk ka hasur në kundërshtime të qytetarëve. Çdo veprim i saj ka qenë i koordinuar ngushtësisht me Policinë e Shtetit. Menjëherë pas përfundimit të këtij operacioni, IKMT nënvizon se do të vijojë punën në gjithë vijën bregdetare te vendit.”

Shteti vendosi autoritetin e ligjit dhe të tijin, pasi imazhi negativ që krijoi rasti Kokëdhima krijoi një reklamë kundër turizmit dhe mikpritjes shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?