Shtyhet gjendja e Fatkeqësisë/ Paloka për “KJ”: Rama pranon dështimin, vendi në kaos

Bisedoi: Redjon Shtylla

Këtë të hënë qeveria propozoi zgjatjen e gjendjes fatkeqësisë natyre më 23 qershor. Sigurisht që në një kohë që masat lehtësohen dhe Shqipëria sot u rikthye në ditët para pandemisë, duket se shtetrrethimi do të vijojë deri më 23 qershor të paktën.

Në një prononcim për “Koha Jonë”, nënkryetari i PD-së, Edi Paloka thotë se ky vendim tregon se Rama e pranon vetë se ka dështuar me qëndrimet e deritanishme. Sipas Palokës, ky propozim është tregues i kaosit.

“Pa testime, pa njohur situatën reale me virusin, nuk mund të ketë as strategji. Për këtë arsye edhe ky propozim nuk është gjë tjetër vetëm synimi i Ramës që në kaosin që ka krijuar, të vazhdojë të abuzojë me situatën e emergjencës”.

Nga ana tjetër, Paloka thekson se këto dështime nuk mund të mbulohen duke zgjatur agoninë pa asnjë strategji sepse kështu e çon vendin drejt rrënimit pa kthim.

Prononcimi i plotë

Në rradhë të parë me këtë kërkesë për shtyrje të gjendjes së fatkeqësisë, Rama pranon dhe vetë se ka dështuar me qëndrimet e deritanishme. Në fakt edhe ky propozim është tregues i kaosit në të cilin është zhytur dhe vepron Rama. Asnjë plan, asnjë projekt, asnjë strategji për daljen nga emergjenca vetëm vendime absurde e pa logjikë. Pse 23 qershor e jo 20 për shembull?

Pa testime, pa njohur situatën reale me virusin, nuk mund të ketë as strategji. Për këtë arsye edhe ky propozim nuk është gjë tjetër vetëm synimi i Ramës që në kaosin që ka krijuar, të vazhdojë të abuzojë me situatën e emergjencës.

Rama dështoi me menaxhimin e situatës së tërmetit dhe ishte i dështuar që pa filluar me situatën e corona virusit. Këto dështime nuk mund të mbulohen duke zgjatur agoninë pa asnjë strategji sepse kështu e çon vendin drejt rrënimit pa kthim.

SHKARKO APP