Shtyhet mbledhja e Komisionit të Reformës, mazhoranca merr kohë që të shqyrtojë opinionin e PD
Ndonëse Komisioni për Reformën në drejtësi u mblodh sot në orën 11:00, mbledhja është ndërprerë, për të rifilluar në orën 13:00. Shkak i kësaj ndërprerje është bërë fakti se anëtarëve të maxhorancës u duhet më shumë kohë që t’i shqyrtojnë shqetësimet e Partisë Demokratike.
Ky fakt konfirmohet nga burime brenda PD-së, të cilat theksuan se “OPDAT reflektim për shqetësimet tona. Shumica ka marrë kohë që t’i shqyrtojë”.
Paraditen e sotme Partia Demokratike butri publik opinionin e saj në lidhje me Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e njohur ndryshe SPAK, pjesë e paketës për reformën në drejtësi. Mësohet se opozita nuk ndan të njëjtin qëndrim me maxhorancën për disa pika, siç është rasti për Njësinë e Posaçme me Policinë Gjyqësore, e cila emërohet nga Policia e Shtetit dhe organet e tjera të pushtetit ekzekutiv.
KOHA JONË SONDAZH

