Dumani dhe të tjerët “japin llogari” para Kuvendit të ri në shtator

Kuvendi i Shqipërisë ka vendosur të shtyjë për legjislaturën e re në shtator raportimin e institucioneve të pavarura, të cilat fillimisht ishin planifikuar të zhvilloheshin në fund të muajit qershor.

Vendimi është marrë nga mazhoranca për shkak të mungesave të shumta të deputetëve në fund të kësaj legjislature.

Gjatë mbledhjes së kësaj jave të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kryetari i grupit, Niko Peleshi, ngriti si shqetësim kryesor pikërisht mungesat e vazhdueshme të deputetëve. Ai theksoi se kjo situatë po pengon miratimin e projektligjeve dhe funksionimin normal të procesit legjislativ.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?