Shtyhet vendimi për mandatin e Tahirit. Prokuroria: Kemi prova sekrete

Këshilli i Rregullores Mandatit dhe Imunitetit të deputetëve vendosi që çështja e mandatit të deputetit Saimir Tahiri të vendoset nësër (të shtunën) në orën 10:00. Avokati i Saimir Tahirit, ka kërkuar kohë dreri të hënën për të përgatitur mbrojtjen në mënyrë të argumentuar. Kjo kërkesë shkaktoi debate në Këshill nga anëtarët e opozitës, por si përfundim mbledhja u shty për të shtunën në orën 10:00.

Këshilli mori sot në shqyrtim kërkesën e Prokurorisë për heqjen e mandatit dhe arrestimin e deputetit, Saimir Tahiri.

Seanca nisi në orë 11:00.  Prokurori që ka ngritur akuzën, deklaroi se Këshilli nuk do të marrë vendimin për arrestimin e Saimir Tahirit. Ai tha se Këshilli vetëm i hap rrugën procesit të hetimit pa pengesa nga imunitetit. Më pas është  gjykata ajo që do të vendosë.

Pas debateve të ashpra mes deputetëve dhe Prokurorëve në Këshill, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi kërkoi që merrej pushim. Prokurorët deklaruan se kanë prova për Saimir Tahirin që nuk mund të bëhen publike në momentin aktual dhe kërkuan që media të mos jenë të pranishme.

Në orën 15:30 ka rifilluar mbledhja e këshillit të mandateve, ku do të diskutohet dhe më pas votohet kërkesa e prokurorisë për heqjen e më pas arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Mbledhja pas pushimit do të vijojë me dyer të mbyllura dhe pa praninë e medieve, me qëllim që prokuroria të paraqesë materialet sekrete.

Që  në nisje të komisionit të mandateve, prokurori i krimeve të rënda Besim Hajdarmataj, kërkoi që mbledhja të zhvillohej pa praninë e medieve, pasi sipas tij prokuria disponon prova sekrete, të cilat do të komprentoheshin nëse do të bëheshin publike.

Ora 16:30- Pas mbledhjes me dyer të mbyllura seanca ka nisur sërish e hapur për mediat. Avokati i Saimir Tahirit ka kërkuar më shumë kohë për të dhënë përgjigjet zyrtare ndaj akuzave të prokurorisë. Avokati Artan Hajdari kërkoi kohë 3 ditë për të përgatitur përgjigjet.

Deputetët e PD pretendojnë se kjo është kërkesë për të fituar kohë. Ndërkohë Bled Çuçi tha se procesi duhet të marrë kohën e vetë. Ai këmbënguli se në atë dosje që ka sjellë prokuroria nuk ka asnjë provë.

Pas përfundimit të mbledhjes, Tahiri ka folur për mediat, duke deklaruar se do të provojë se të gjithë qëndrimet e prokurorisë janë sajesa.

https://www.facebook.com/reporttval/videos/862750363885868/

MBLEDHJA LIVE

https://www.facebook.com/portali.syri.net/videos/1621135201301096/

Avokati i Saimir Tahirit: Është shumë e rëndësishme ti kërkojmë Këshillit, që për shkak të pamundesisë reale që kemi pasur për tu përgatitur në një mbrojtje sa më cilësore, të kërkojmë kohën e arsyeshme, kjo edhe për shkak se organi i Prokurorisë veç pretendimeve në kërkesë, sot ngriti pretendime shtesë dhe duhet t’i integrojmë në mbrojtje që do i shërbejë jo vetëm këtij paneli por edhe procesit në funksion të dhënies së drejtësisë. Një mbrojtje e arsyeshme kërkon një afat kohor prej 3 ditësh. Jemi gati të paraqisim mbrojtjen tonë të shkruar dhe argumentuar.

Enkeljed Alibeaj: Të jetë taktikë vallë për ta shtyrë? Nuk do ta besoja. Nëse doni ta shtyni kjo nuk ju bën nder juve, klientit, sentencës suaj të madhe, që kërkuat të vërtetëtn, provat…ja pra. Zoti kryetar juve u betuat që ia keni bërë me dije zotit Tahiri dhe avokatit që kur erdhi kërkesa e prokurorisë. O ju keni shkelur procedurën o zotërionjtë duan të abuzojnë. Sot ne nuk po vendosim të hedhim prangat dikujt. Ne sot po vendosim për ti dhënë udhë kërkesës që organi i prokurorisë do të çojë përpara. Është kjo thelbi madje i Reformës në Drejtësi. Madje ky është momenti për të treguar atë të pandëshkueshmërisë.

Bled Çuçi: Këtu jemi për të respektuar të gjitha procedurat. Nëse deputeti i cili akuzohet për një krim shumë të rëndë dhe prokuroria ka ardhur për të marrë autorizimin për ta arrestuar nuk i lejohet e drejta që të mbrohet ky është turp. Përsa i përket shpejtësisë, ky është rasti i parë që veprohet me këtë shpejti. Jemi brenda afateve.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=5Q9MO6-SctY” width=”560″ height=”315″]

Basha: Në burg futen qytetarët, por jo Tahiri

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës së Edi Ramës që i cilësoi akuzat ndaj Saimir Tahirit si muhabete pazari. Basha shkruan se Rama ka futur në burg njerëz vetëm për disa tulla dhe do të mbajë jashtë drejtësisë bashkëpunëtorin e tij.

“Ky eshte Edi Rama: Ka futur njerez per mospagese dritash ne burg ku jane vetevrare, ka futur ne burg qytetare te varfer per ca tulla mur te shtuar pa leje. Dhe do te mbaje te lire bashkepunetorin e tij dhe te krimit te organizuar te kapur ne flagrance para syve te gjithe botes nga antimafia italiane ne trafik droge dhe armesh. Ky eshte narkoshteti. Kjo duhet te marre fund!”,- u shpreh Basha.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/posts/1665708463480328

Rama merr në mbrojtje Tahirin: Deri tani llafe pazari

Kryeministri Edi Rama ka marrë në mbrojtje ish-ministrin Saimir Tahiri. Pas debateve në Këshillin e Mandate ku po shqyrtohet kërkesa e Prokurorisë për imunitetin e Tahirit, Rama ka komentuar ne Facebook.

Ai thotë se deri tani ka dëgjuar vetëm llafe nga çorba mediatike. “Deri këtu muhabet pazari nga 72orë çorbë në kazanet e krimit politikës medias! Të presim me vullnet të plotë për drejtësi PROVAT# Deri në fund”,- shkruan Rama.

Seanca minutë pas minute në Këshillin e Mandateve

Debati i Saimir Tahirit me Prokurorët

Tahiri: Z. Prokuror thatë që nuk është referuar kurrë material për Habilajt nga Policia e Shtetit.

Prokurori: Nuk ka material.

Tahiri: A keni dijeni që në 11 shtator 2015 kam shkuar unë në Prokurorinë e Përgjithshme dhe kam kërkuar hapje hetimesh për rastin e makinës. Kam kërkuar hetim, pasi akuzave publike se makina ime ishte përfshirë në trafik. Ju, Prokuroria e Krimeve të Rënda, keni hapur procedim penal. Unë kam ardhur vet që tu kërkojë që të më hetoni, për trafikun e drogës që bëhej nga Habliaj me makinën time. A keni djeni për këtë?

Alibeaj: Nuk mund të bëhet pyetje për lëvizjet politike të Tahirit.

Tahiri: Do bëj pyetje vetëm për të vërtetën.

Prokurori Hajdarmataj: Po flasim për përfshirje të disa personave. Në djeninë time, nga gjithë regjistrat në Prokurorinë e Krimeve të Rënda nuk ka një material për Habilajt nga Policia e Shtetit. Për ato që thua Ti…

Tahiri: Unë jam Ju, nuk jam ti, e para…

Prokurori Hajdarmataj: U bëmë disa orë këtu dhe mund të ketë ndonjë detaj që na shpëton…

Tahiri: Ju vet i keni mbyllur hetimet…

Alibeaj: Ajo që po bën Tahiri janë komente dhe deklarata. Do të ketë kohë që të bëjë nga këto sa të dojë. Nuk është e hijshme që bëhen intimidime ndaj Prokurorisë dhe prokurorëve

Prokurorja, Elisabeta Imeraj: Pse nuk kemi hetuar atëherë, ky fakt nuk do të thotë asgjë. Prokuroria ka të tjera konkludime në këtë hetim. Nuk bëhet fjalë për deklarata. Kërkesa jonë bënë fjalë për dokumente të reja.

Eduard Halimi: Zotrinj, çfarë po bëni. Nuk ka ndodhur kjo që po ndodh këtu. Ky nuk është gjyq publik. Po shkatërroni procesin. Si mund të komunikoj personi që kërkohet heqja e imunitetit me Prokurorin në këtë mënyrë…

Avokati i Tahirit, Artan Hajdari: …Pala jonë duhet të ketë prioritet, pasi ne jemi pala e prekur nga Prokuroria. Jemi përballë një situatë ku prokuroria nuk i përmend të gjithë provat.

Gramoz Ruçi: Nuk ka asnjë privilegje. As për ju dhe as për Prokurorinë…

Tahiri: Para se të votoni që unë të shkoj në burg, kam të drejtën të bëj dhe disa pyetje, para se të shkoj në burg. Ju thoni që unë kam udhëtuar me Artan Habilaj, presje etj, domethënë dhe me persona të tjera. Unë dua të dij për këtë paragraf, kush janë këta “presje dhe të tjerë”, se unë po shkoj në burg për këtë gjë. Dua përgjigje, kush janë këta të tjerët? A jeni të bindur që unë kam dalë me makinë me ndonjë nga këta persona jashtë Shqipërisë? Po ose jo?  Përgjigjuni…

Prokurori Hajdarmataj: Ne kemi paraqitur një kërkesë. Është komisioni që ne na pyet. Pala për të cilën kemi bërë kërkesën, ka të drejtën të bëjë kërkesa, por ne nuk mund të sqarojmë gjithë procedurën. Ne kemi paraqitur kërkesën, provat, etj. Unë nuk asnjë lloj arsye të përgjigjem për këtë.

Tahiri: Nëse nuk përgjigjet, ok. Nuk mu përgjigjet.  Kam pyetje të tjera.

Alibeaj: Saimir, nëse kë pyetje, merr kohë pesë minuta dhe jepua pyetjet me shkrim prokurorëve. Edhe diçka. Mos e përmend atë burg, burg, burg, se nuk të ndihmon. Më dëgjo, me shumë të dëmton. Ky komision nuk të çon në burg.

Nasip Naço: Nuk ndodh në asnjë rast që prokurorit t’i bëhen pyetje. Hapeni Kodin Penal dhe shihni procedurën.

Tahiri: I nderuar Prokuror.

Prokurori Hajdarmataj:Të nderuar prokuror..

Tahiri: Të nderuar Prokuror. Sistemi Tims është me të dhëna sekrete. Për cilën arsye sistemin Tims e përmendi në publik, edhe pse është provë sekrete, për cilat arsye provat e tjera, që janë njëlloj si Tims sekrete, pse nuk i keni bërë publike.

Prokurori Hajdarmataj: Ne kemi dhënë vetëm detaje se kur ka kaluar mjeti. Por nuk kemi dhënë detaje me emra se kush ka qenë. Nuk është me sekret të themi që ke qenë me Artan Habilaj, person në hetim. Edhe ju jeni person nën hetim. Kjo nuk është më sekret.

Tahiri: Thatë që u jeni referuar të dhënave publike dhe këto të dhënave ja keni kërkuar dhe Prokurorisë italiane.

Strazimi: Ruçi duke shkelur ligjin. Neni 118 i rregullores thotë se deputetit që i kërkohet mandati ka të drejtë të kërkoj shpjegim, por jo pyetje. Gramoz, nuk ka pyetje në fund.

Ruçi: Ai duhet të sqarohet për paqartësitë që ka…

Tahiri, Prokurorëve:Fakti që prokuroria italiane ka hetuar 4 vjet, ndërsa ju brenda 24 orëve kërkoni të më arrestoni, tregon që ju jeni më të aftë sa ata.

Prokurori Hajdarmataj: Ne kemi sjellë materialin, kaq.

Prokurorja Elisabeta Osmani: Kjo është puna jonë e përditshme. Ne nuk mund të bëhemi pjesë e kthimit të përgjigjeve, edhe në rangun kur hetohen politikanë.

Tahiri, Prokurorëve: Në hetimin tuaj, ju rezulton se unë kam kompani kamionësh.

Prokurori Hajdarmataj: Është rrethanë e re që duhet ta shohim.

Tahiri, Prokurorëve: Tani Saimiri ka ikur të marrë 50 thasë hashash, thuhet në hetimin e Prokurorisë italiane…

Alibeaj: Nuk qeshet me burgu. Nuk është e ndershme kjo që po bëhet.

Tahiri, Prokurorëve: Sipas përgjimeve, Saimiri ka ikur të marrë 50 thasë…. Kjo është pyetja e fundit. Le të flasë avokati.

Alibeaj: Ose flet avokati ose flet zotëria, të dyja nuk mund të bëhet, sipas procedurës.

Eduard Halimi: Prokurori tha që kam prova. Tha dhe që ka disa prova tjera. Le të mbarojmë me prokurorinë dhe më pas të vazhdojmë pa mediat…

***

MESAZHI I TAHIRIT

Në mbledhjen e Komisionit për heqjen e imunitetit të Saimir Tahirit, vetë Tahiri ka dhënë një mesazh të rëndësishëm për vendin e situatën në të cilën ai ndodhet sot. Tahiri ka marrë një letër të bardhë dhe ka shkruar mbi të emrin e tij. Letrën e ka vendosur në një vend të dukshëm që ta shohin edhe deputetët e të dy krahëve politikë. Ky mesazh, i cili në pamje të parë tregon se ai është akoma aty dhe është ai “Saimir Tahiri” vlen shumë në këtë moment kritik të jetës së tij, duke qënë se vetëm disa orë e ndajnë nga burgu, ose nga liria!

***

Strazimiri: Këtu janë të gjithë të qartë. Do sulmohet Prokuroria. Mirë që nuk kanë në dorë arrestime, se sot do kishin arrestuar tre prokurorët.

Prokurorja, deputetëve që kërkojnë provat kundër Tahirit: Nuk janë pak 3.5 ton drogë

Përpjekjeve të vazhdueshme të deputetëve socialistë për të zhvlerësuar provat e prokurorisë kundër Saimir Tahirit morën përgjigje nga prokurorja Elisabeta Imeri. Në fillim ishte Ulsi Manja që zhvlerësoi dyshimet e prokurorisë, që sipas tij bazoheshin në shkrimet e mediave dhe portaleve të opozitës. Më pas Vasilika Hysi që pyeti direkt prokuroren, nëse ia vlenin apo jo provat që kishin deri tani prokurorët për arrestimin e Saimir Tahirit.
Në këtë moment, prokurorja Elizabeta Imeri ka ngritur zërin duke iu drejtuar deputetëve të PS-së.
“Nuk është pak të kapen 3.5 ton drogë në Itali. Nuk është pak të kapen tonelata me drogë në Itali. Për të mos i hyrë faktëve për kanabizimin e të gjithë territorit. Për këtë arsye ne e gjejmë të arsyeshme kërkesën që kemi bërë” u shpreh Imeri duke ia përplasur në fytyrë deputetëve të PS-së përfshirjen e Tahirit në trafikimin e një sasie ka të madhe droge.
E ngacmuar sërish nga socialistët që kërkonin prova për arrestimin e Tahirit, Elisabeta Imeraj tha se kishte kërkuar që në fillim që seanca të zhvillohej me dyer të mbyllura dhe që deputetët të nënshkruanin deklaratën për ruajtjen e sekretit.
Në rast të kundërt, ajo la të kuptohej se nuk mund të publikonte të dhëna konfidenciale që dëmtojnë hetimet. Deklaratat e Elisabeta Imerajt kanë shkaktuar sërish pakënaqësi mes socialistëve.
Më i irrituari në komision duket Bledi Çuçi.

Ora 12:48 Vasilika Hysi kërkon prova nga prokuroria për akuzat ndaj Tahirit

Vasilika Hysi: Çfarë kërkon të gjeni në banesë?

Prokurori Hajdarmataj:  Profesionalisht nuk mund ti përgjigjesha kësaj pyetje.

Prokurori Hajdarmataj: Kemi punonjës policie në përgjim që nuk mund ti themi këtu

Hysi: Jo, nuk më interesojnë policët, për zotin Tahiri ku i keni provat.

Prokurori Hajdarmataj: Provat që mund të diskutohen janë ato që parashtruam më sipër, të tjerat nuk i themi dot këtu.

Ora 12:30 Prokuroria Elizabeta Imeraj: Ekziston mundësia e prishjes së provave

Halimi: A ka rrezik të prishen provat gjatë këtyre ditëve?

Prokuroria Elizabeta Imeraj: Duke qenë se janë nën hetim edhe persona të tjerë si rezultat edhe i lidhjeve ekziston edhe rreziku u provave.

Çuçi: Nuk jemi në kushtet e flagrancës. Ju kërkoni nga Parlamenti të drejtën për të shkuar në gjykatë dhe për të kërkuar masën arrest me burg për Tahirin apo doni që pasi të na bindni për Tahirin të bëhet arrestimi i tij?

Deputetët e Partisë Demokratike kanë akuzuar deputetët e PS-së për pyetje tendencioze ndaj prokurorëve. “Ju po i bëni gjyqin prokurorëve”,- tha Eduard Halimi.

Ulsi Manja-Prokurorëve: Ju emrin e shtetasit Tahiri e keni regjistruar me materialin e dalë nga gazetatat dhe portalet. Kjo është shumë e qartë

Ora 12:17 Prokuroria Elizabeta Imeraj: Në rrastin konkret ekziston mundësia e ikjes së deputetit për tiu shmangur hetimeve.

Ora 12:00 Deputeti i PS, Ulsi Manja merr në pyetje prokurorin

Manja: Cila është baza e regjistrimit penal për Tahirin dhe kur e keni regjistruar emrin e deputetit Tahiri në regjistrin e veprave penale?

Prokurori: Procedimi penal është regjistruar në datën 17 10. 2017

Manja: Jeni në dijeni që Kuvendi i Shqipërisë me nismën tonë si shumicë kur ishim në opozitë ka bërë kufizimin e deputetit. Pra kush ju ka penguar që të zhvillonit hetimet pro aktive nëpërmjet gazetës për të konkluduar në mbledhjen e fakteve?

Prokurori: Askush, ne po vazhdojmë hetimet. Ne po vazhdojmë veprimtarinë hetimore në çdo moment.

 Ja për çfarë akuzohet Tahiri

Aliebaj: Kush janë veprat penale që akuzohet Tahiri?

Prokuroria: Trafikim i lëndëve narkotike, i kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal si dhe për veprat penale të korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë.

Prokuroria: Ne kemi kërkuar arrestim dhe heqjen e imunitetit dhe njëkohësisht për kryerjen e kontrolleve në banesa. Ne kemi shkëmbyer letër porosi me autoritetet italiane një pjesë e kemi marrë përgjigjen dhe jemi në pritje për akte të tjera. Në këtë situatë ne kemi kërkuar autorizmin për arrestimin dhe heqjen e imunitetit

Ulsi Manja-Prokurorisë: I kërkohet dhënia e arrestit, apo heqja e mandatit për hetim apo kontroll banese. Sepse janë dy kërkesa të ndryshme.

Ora 11:45 Prokuroria: Tahiri i përfshirë në aktivitetin kriminal 

Prokuroria: Kemi bërë verifikimi që as autoritete italiane dhe greke nuk i kanë që forcojnë bindjen tonë. Në 2013 deputeti Saimir Tahiri duke pasur në pronësi një automjet të tij, e kishte shitur njërit prej vëllezërve Habilja. Më pas ky automjet është ripërdsorur nga deputetit Saimir Tahiri gjatë viteve 2013-2014. Ka rezultuar se deputeti me këtë automjet ka udhëtuar në Greqi.

Duke pasur parasysh që në asnjë moment, që nga 2013-prill 2017 kur realisht kishim një ministër tjetër të Brednshëm asnjëherë nga Policia e Shtetit nuk është dorëzuar një material për aktivitetin e këtyre personave.

Ne kemi krijuar bindjen e plotë që deputeti Saimir Tahiri është i përfshirë në këtë aktivitet. Ne sot nuk kemi ardhur për të marrë një mandate arresti, pasi arrestin e jep gjykata. Ne kërkojmë heqjen e imunitetit, që në cdo moment deputeti të jetë i ekspozuar ndaj një heqje lirie.

Prokuroria: Këtë aktivitet ata e zhvillon në disa fshatra të Vlorës. Ne kemi kryer verifikimet në terren. Veprimet janë kryer në mënyrë sekrete sepse në katë aktivitet kishte edhe punonjës policie të cilët krijonin kushte që këta persona të kryenin aktivitet të plotë. Nga verifikimet në terren na reziltoi se kryhej ky aktivitet. Gjatë hetimit mblodhëm prova se një grup personash për të cilat prokuroria ka marrë masa shtrënguese, ku përfshiheshin edhe dy punonjës policie të policisë Vlorë. Këta i krijonin mundësi grupi të kultivonin droga pa shqetësimin e policisë.

Gjatë 2017 arritëm të provojmë që në fshatin Babicë ishin të magazinaura një sasi e lëndës narkotike dhe e bërë gati për transport përtej brigjeve. Nga ana jonë kemi filluar kryerjen e veprimeve hetimore. Jemi kufizuar në hetime sepse kishim informacione që edhe në këtë fazë kishte punonjës policie të përfshirë në këtë aktivitet dhe ka akoma, kryesisht punonjës të policisë Vlorë, për të cilët vazhdon hetimi.

Kur Habilaj ishte larguar nga Shqipëria dhe nuk ishte kthyer më morëm informacion që ky ushte arrestuar në Itali.

Nga ana jonë kemi filluar një procedim tjetër kryesisht në lidhje me këtë aktivitet që vazhdonte që në 2013 dhe kemi filluar procedim për personat që ishin të publikuar në vendimin e drejtësisë italiane, ku ishin habilajt dhe kemi regjistruar procedimin edhe për deputetin Tahir. Na rezultonte që kishte biseda kompromentuese në lidhje me deputetin Saimir Tahiri, qoftë në pjesëmarrjen e tij në këtë grup kriminal por aty bëhej fjalë për dhënie dhe marrje.

Ora 11:20 Mazhornca: Nuk kemi gjë për ti fshehur publikut

Ulsi Manja: Opinioni publik kërkon të dijë faktet e prokurorisë, por edhe provat. Ato që klasifikohen sekrete mund ti administrojnë vetëm deputetët. Në fund të fundit duam të dimë cfarë kërkon prokuroria. Nuk kemi asgjë për ti fshehur publikut. Propozojmë që seanca të zhvillohet me dyer të hapura.

Ora 11:15 OpozitaSeanca me dyer te hapura

Alibeaj: Unë e kuptoj seriozitetin e Prokurorisë dhe i jap të drejtë. Kjo është një kërkesë e drejtë nga pikëpamja e prokurorisë. Por mbledhja e Këshillit të Mandateve është e Parlamentit që do të thotë që është kërkesë e publikut që kjo të jetë e hapur. Propozimi është që ti gërshetojmë të dyja. Kur të prezantohet dokmenti sekret seanca të jetë e mbyllur, ose në fund kur të diskutojmë materialet sekret seanca të jetë e mbyllur. Por jemi në kushtet kur publiko do të dijë. Ky ishte propozimi ynë.

Ora 11:20 Prokuroria kërkon që seanca të zhvillohet me dyer të mbyllura

Prokuroria: Ne tashmë kemi paraqitur një kërkesë në lidhje me arrestimin e deputetit Saimir Tahiri. Duke iu referuar edhe sipozitave kushtetuese, duke qenë që ne disponojmë dokumentacion që përbën edhe sekret, i kërkojmë komisionit që kjo seancë të bëhet me dyer të mbyllura.

Ora 11: 00 Nis  mbledhja e Komisionit të Mandateve, Saimir Tahiri përfaqësohet nga avokati Artan Hajdari

Ora 10:50 deputeti i PS, Saimir Tahiri mbërrin në ambientet e kryeministri, pritet nga me brohoritje nga mbështetës.

Ora 10:30 Kryeministri Edi Rama ka mbledhur anëtarët e Komisioni të Mandateve dhe Imunitetit për qëndrimin që do të mbajnë në lidhje me mandatin e deputetit Saimir Tahiri.

Paloka: Tahiri kërcënoi Ramën

Në një postim në rrjetet sociale nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë nga radhët e Partisë Demokratike, Edi Paloka, shkruan se kërcënimet e ish-ministrit Saimir Tahiri mbrëmë “s’keni parë gjë akoma” e kanë dhënë efektin, pasi rilindasit kanë marrë urdhër të mbrojnë jo Tahirin por Ramën. Sipas Palokës ky është akti i fundit, ndaj ai thekson se kjo nuk do të lejohet dhe se Rama duhet të bëhet gati për përballje.

Postimi i plotë i Edi Palokës:

“Rilindja” në mbrojtje të Tahirit në Komisionin e Mandateve. Sigurisht me urdhër të Ramës. Megjithëse një ditë më parë deklaruan se do t’i hapnin rrugën procedimit penal , sot po duket qartë se urdhri ka ndryshuar. Kërcënimet e Tahirit mbrëmë ndaj Ramës (“nuk keni pare asgjë akoma”) dhe ndaj atyre “shokëve” që do lejonin arrestimin e tij, duket se e kanë bërë efektin. Sot “rilindasit” kanë marrë urdhër të mbrojnë, jo Tahirin por Ramën. Ky është akti i fundit. Po u lejua do të jete dhe akti i fundit i drejtësisë dhe demokracisë në Shqipëri. Kjo nuk do të lejohet. Rama të bëhet gati për përballje. Përballja do të jetë pa asnjë kompromis dhe do të ketë vetëm një fund, atë të Ramës dhe klikës”.

***

“Rama po lobon me segmente të opozitës për të shpëtuar Tahirin”

Pas deklaratave të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, kanë nisur spekulimet nëse mazhoranca ka në plan që të mbrojë ish-ministrin Saimir Tahiri. Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se Rama është dorëzuar përpara Tahirit. Sipas tij, Rama po lobon me opozitën për të shpëtuar Tahirin.

“Pengmarrje! Rama dorezohet para Tahirit!

Rama lobon fuqishem prane segmentesh te caktuara te opozites per te votuar kunder arrestimit te Sajmir Tahirit! Kjo sepse Tahiri ka marre peng Edi Ramen!” shkruan Berisha në FB.

Sot vendoset për mandatin e Tahirit

Këshilli i Rregullores Mandatit dhe Imunitetit të deputetëve  është mbledhur në mesditë për të vendosur mbi kërkesën e Prokurorisë për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Një ditë më parë Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi deklaroi se materiali i Prokurorisë tashmë i është dhënë të gjithë anëtarëve të Komisionit dhe ish-ministrit Tahiri.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar heqjen e imunitetit dhe lejimin e arrestimit të ish-Ministrit Saimir Tahiri. Vendim që ka ardhur pas hetimeve të grupit Habilaj.

Pas vendimit që do të marrë Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit raporti duhet ti paraqitet kuvendit të paktën brenda katër javësh. Përfaqësuesi i Prokurorisë në Mbledhjen e këshillit të Rregullores dhe mandateve, Besim Hajdarmataj, i cili është dhe prokurori që firmosi kërkesën për arrestimin e Saimir Tahirit, ka kërkuar që mbledhej të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Sipas Hajdarmataj kjo kërkesë lidhet me dokumentacionin sekret që prokuroria disponon lidhur me implikimin e Saimit Tahirit në trafikun e drogës.

‘Ne tashmë kemi paraqitur një kërkesë në lidhje me arrestimin e deputetit Tahiri. Paraprakisht duke ju referuar dispozitave kushtetuese nenit 73. Duke qenë se ne disponojmë çdo dokumentacion, që është sekret i kërkojmë komisionit që kjo seancë të zhvillohet me dyer të mbyllura’.

“Mos ki frikë o trim”: Socialistët dhe mbështetësit e Tahirit mblidhen para kryesisë

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ndërsa ishte duke hyrë në ambientet e kryesisë së Kuvendit, iu është përgjigjur vetëm me një frazë të shkrurtër internimit të mediave. “S’keni durim të prisni 5 minuta?”, kështu iu është drejtuar Tahiri gazetarëve.

Këta të fundit i ishin drejtuar atij për të mësuar diçka më tepër rreth asaj që ish-ministri pritet të thotë në këtë mbledhje, për t’u mbrojtur pas akuzave të bëra në drejtim të tij për lidhje me trafikantë të drogës. Ndërkohë që në kryesinë e Kuvendit ishin të pranishëm dhe simpatizantë të tij. Ata i janë drejtuar me frazën: ‘Mos ki frikë o trim’.

Xhafaj: S’ka prova bindëse kundër Tahirit, Prokuroria po përdoret politikisht!

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=0xW1Ou2J6Yo&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj që pasoi në këtë detyrë Saimir Tahirin ka reaguar pas akuzave dhe një kërkesës së Prokurorisë për arrestimin e këtij të fundit. I pyetur nga gazetarët Xhafaj deklaroi se provat që ka parë nuk e fajësojnë Tahirin.

“Me sa shoh thjesht po duan ta përdorin. Për sa i përket asaj çfarë më pyetët, nëse do më pyesnit nga pikëpamja ligjore, ajo çfarë është shkruar nga Prokurorët e Krimeve të Rënda dhe për aq sa kam lexuar, nuk është një gjë që shpreh vullnetin e ligjit dhe bazueshmërinë në prova. Jemi në rastin kur segmentë të prokurorisë po përdoren politikisht në një situatë të nxehtë politike. Flas për aq sa kam parë. Nëse prokuroria ka prova të tjera le të presim dhe t’i shohim. Para se të jem ministër, jam ligjvënës, jurist dhe nga ky këndvështyrim po jap opinionin tim. Precedentë të tillë janë të rrezikshëm për drejtësinë dhe vetë jetën parlamentare. Nëse prokuroria ka prova të tjera, mbetet për t’u parë. Jam i shqetësuar dhe druaj që të mos ndodh ajo që ndodhi në Vlorë, ku para se prokurori të merrte provat në vendngjarje, mendoi si të përdorej. Gjë që është e përsëritur dhe është e dëmshme për autoritetin e organit të akuzës”, tha Xhafaj.

Basha: Xhafaj levë e Ramës, kryeministri po e përdor kundër Prokurorisë

Kryetari i PD, Lulzim Basha reagoi pas deklaratës së ministrit Xhafaj i cili tha se nuk ka prova bindëse kundër Tahirit. Në një dalje për mediat Basha tha se Xhafaj po përdoret si lëve nga kryeministri Rama për të kundërshtuar Prokurorinë.

“Para se të jepte dorëheqjen, do të ishte arrestimi i të vëllait që kërkohet nga autoritetet italiane prej më shumë se një dekade si trafikant i dënuar i kokainës. Fatmir Xhafaj është në konflikt të pastër interesi, ai nuk mund të rrijë asnjë ditë më si Ministër i Brendshëm por Fatmir Xhafaj është një nga levat që Edi Rama po përdor për të bërë presion ndaj prokurorisë dhe për të zbatuar paktin e tij. Paktin Rama-Tahiri ku Tahirit ia hedh me sa më pak kosto me qëllim që të mos dekonspirojë dosjet e tmerrshme që lidhin Edi Ramën personalisht dhe familjarisht me kriminin e organizuar dhe trafikun e drogës, në vecanti trafikun e kokainës. Opozita është në kontakt të vazhdueshëm  dhe ka informacione të besueshme, të cilat shpresojmë dhe besojmë se do ti vejmë në dispozicion të publikut shumë shpejt. Por thirrja ime ndaj Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës sot është të japin menjëherë dorëheqjen, të largohen dhe ti lënë vendin një qeverie antimafia, e cila është e vetmja garanci që lufta kundër krimit të zhvillohet në përputhje të plotë, jo vetëm me ligjin por me pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë. Këta janë të zhytur në krim, këta janë të kapur nga krimi dhe janë përdorur nga krimi. Kanë marrë milionë euro ryshfete dhe dhurata për fushata elektorale dhe i kanë vënë në dispozicion krimit portet, aeroportet, policinë, qendrën operative të radarëve dhe cdo mundësi tjetër. Ky është një narko shtet, kupolë mafioze”, tha Lulzim Basha.

SHKARKO APP