Shuhet ikona e muzikës, diktatura e dënoi Sherif Merdanin me 16 vite burg

Arti është në zi. Shuhet në moshën 81-vjeçare ikona e muzikës, Sherif Merdani. Artisti ka ndërruar jetë nga një sëmundje e rëndë. Këngëtari Sherif Merdani ka qenë i dënuar politik për 16 vite.

Pas Festivalit të 11-të ai dhe disa kolegë të tij, përfunduan në burg. Pas jetës së vështirë të burgut, pas vitit 1989, kur nisi jeta e vërtetë e këngëtarit, filluan të ndodhnin edhe gjëra shumë të bukura për të.

Artisti u martua me Rozalbën, njeriun e zgjedhur të jetës, me të cilën ka 21 vite diferencë, por ka qenë mbështetja e madhe për të, sidomos pas jetës së vështirë të burgut. Të dy u bekuan dhe me një djalë, Gerardin. Në vitet ’90, Sherif Merdani ka punuar edhe si diplomat në ambasadën shqiptare në Romë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kush është Sherif Merdani, jeta dhe veprimtaria e tij:

Swiss Digital Mobile Reklama

Sherif Merdani është këngëtar i njohur. Sherif Merdani është këngëtar i përndjekur dhe diplomat shqiptar nga Shqipëria. Njihet si këngëtar i madh shqiptar i muzikës së lehtë shqipe. Ka kënduar sidomos këngë të kompozuara nga Kastriot Gjini. Pas Festivalit të 11-të, si edhe disa kolegë të tij, u përndoq nga diktatura e Enver Hoxhës dhe bëri 16 vjet burgim. Në vitet ’90 ka punuar edhe si diplomat në ambasadën shqiptare në Romë.

Në Dhjetor 1970, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 9-të në RTSH me këngën “Mes Jush”.
Në Dhjetor 1970, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 9-të në RTSH me këngën “Te Pres Ne Tetor”.
Në Dhjetor 1971, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 10-të në RTSH me këngën “Kenga E Nenes”.
Në Dhjetor 1971, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 10-të në RTSH me këngën “Vite Pa Harrim”.
Në Dhjetor 1971, Justina Aliaj & Sherif Merdani marrin pjesë në Festivali i 10-të në RTSH me këngën “Ne Mbremjen E Vallezimit (Ne Te Dy)”.
Në Dhjetor 1972, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 11-të në RTSH me këngën “Vajza E Qelqte”.
Në Dhjetor 1972, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 11-të në RTSH me këngën “Rruga E Dibres”.
Në Dhjetor 1972, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 11-të në RTSH me këngën “Duart E Tua”.
Në Dhjetor 1995, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 34-të në RTSH me këngën “Simfonia E Nenes”.
Në Dhjetor 1997, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 36-të në RTSH me këngën “Bisedoj Me Dashurine”.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?