Shuhet shkrimtari disident Uran Kostreci, figurë emblematike e së djathtës antikomuniste

Poeti dhe ish i përndjekuri politik, Uran Kostreci, ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare, duke lënë pas veten trashgimni të pasur për kulturën e vendit. Kostreci prej ditësh ishte i infektuar nga Covid-19 dhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale, e cila rëndoi gjendjen e tij shëndetësore duke i marrë jetën.

I lindur në qytetin e Korçës më 29 janar të vitit 1938, ai u përball me sistemin që në moshën 8-vjeçare, pasi të atin Fuat Kostrecin, e arrestuan në vitin ’86 pasi akuzohej për komitete klandestine për të rrëzuar pushtetin. Pavarësisht “njollës në biografi” ai përfundoi normalen e Elbasanit dhe nisi punë si arsmitar në qytetin e Vlorës. Përkrah punës si mësues, ai iu dedikua dhe pasionit të tij, poezisë.

Por nuk ishin poezi si të gjithë të tjerat ato kohë, ai shkruante kundër diktatorit Enver Hoxha. Pas zbulimit të rreshtave të ndaluar ai tentoi që të largohej nga vendi, por u arrestua në liqenin e Pogradecit dhe e dënuan me 15 vite burg në Burrel.

Poezia për Hoxhën nuk doli asnjëherë dhe Urani u dënua vetëm për tentativën për arratisje. Pasi përfundoi 20 vite burg, ai u rikthye në Elbasan ku nisi që të punonte si hamall. Sërish e arrestuan dhe e internuan në fshatin Kurtaj të Peqinit. Homazhet për këtë figurë emblematike të antikomunizmit do të zhvillohen të martën, nga ora 08:00-11:00, pranë Institutit të të Përndjekurve Politik.

SHKARKO APP