“Shumë shpejt do të ngrihet akuzë penale ndaj ish-Kryeministrit Berisha”
Spartak Ngjela shprehet se zbatimi i reformës në drejtësi kërcënon Sali Berishën me ndëshkim penal. Ngjela thekson se shumë shpejt do të ngrihet akuzë ndaj ish-Kryeministrit pasi akuzohet për një sërë çështjesh. Kjo sipas ish-ministrit të Drejtësisë është arsye pse Berisha flet kundër ambasadorit amerikan në Tiranë.
Statusi i Ngjelës:
Ajo tashmë ka dalë si e tille. Forcat perëndimore në atë parti sot janë pa forcë. Sali Berisha i dridhet drejtësisë së moralitetit perëndimor. Këtu fillon rezistenca e tij antireformë.
Kurrë mos mendoni se Lindja ndahet nga Perëndimi si pozicion gjeografik global; jo, ato ndahen me njëra – tjetrën nga dinjiteti, nga personaliteti i njeriut dhe të drejtat e njeriut.
Kjo do t’i ndajë edhe përkrahësit e Sali Berishës në PD nga fryma perëndimore, sepse tani fryma perëndimore kërcënon Berishën me ndëshkim penal. Ai ka abuzuar me pushtetin: ka vrarë, ka vjedhë; ka dëmtuar me vullnet të plotë Shqipërinë dhe shqiptaret; ka shitur interesin kombëtar për pak pushtet si edhe të tjerët para tij – për të gjitha këto, shumë shpejt do t’i ngrihet akuza nga shqiptarët e rinj që pritet me ditë të vinë në Tiranë për të implementuar Reformën në Drejtësi.
Prandaj Saliu shihet sot të jetë kthyer në një njeri pa fare ekuilibër të brendshëm: Berisha po ndien peshën e gjyqit shqiptar. Dhe s’është vetëm ai, por i gjithë tabori i tij familjar në këtë “hall ndëshkimi”.
Prandaj e urren Reformën. Kjo është edhe arsyeja që urdhëron lolon e tij ta padisë Reformën në ligjin kryesor përpara Gjykatës Kushtetuese.
Në fakt, të shtypurit e Saliut që do të firmosin kërkesën do të kenë firmosur padinë antiamerikane. A do të kenë kurajë, vallë? Po Gjykata Kushtetuese, me nënte anëtarët e saj do të vendosë dot kundër Shteteve te Bashkuara të Amerikës dhe interesit jetësor të vetë shqiptarëve? Nuk do ta bëjnë dot: po të drejtohen nga arsyeja historike e zhvillimit shqiptar, do ta kenë të pamundur.
Reforma shqiptaro-amerikane ka marrë sot një ngjyrë të vërtetë shprese dhe besimi në opinionin publik shqiptar.
Prandaj flet nëpër korridoret e krimit kundër ambasadorit amerikan Berisha çdo ditë.
Kujtohuni: a nuk është konfliktuar ai me të gjithë ambasadorët amerikanë në Tiranë? A nuk thanë lakejtë e tij para pak kohesh se ambasadori amerikan Arvizu ka mbetur pa punë? Por, a nuk e sollën amerikanët zotin Arvizu ne Tiranë këto ditë, si zv.sekretar Shteti? Sali, është shumë e thellë reforma shqiptaro-amerikane. Nuk mund të ketë kthim mbrapa, dhe do ta fshijë të gjithë korrupsionin shqiptar të rangjeve të larta. Ky është kusht historik që nuk mund te ndryshojë, sepse ka të bëjë me zhvillimin perëndimor të vetë Ballkanit.
Reforma shqiptaro-amerikane në Shqipëri, do ta ngrerë në vendin e vet të gjithe botën shqiptare në Ballkan.
KOHA JONË SONDAZH

