“Si do ta bashkoni PD-në për zgjedhje?” Berisha: Dera është e hapur, po s’heq dorë nga primaret

Kreu i Partisë Demokratike ka zhvilluar ditën e sotme një komunikim me ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Një nga qytetarët e ka pyetur kryedemokratin sesi do të bëhet bashkimi i PD-së për të shkuar në zgjedhjet vendore me kandidatë të përbashkët.

Në përgjigjen e tij, Berisha tha:

PD e vërtetë, e rithemeluar, ka përcaktuar një procedurë që s’ka demokrat që duhet ta refuzoje. Por kur 1 vit më parë kaloja nga foltorja në foltore për peng Bashën, kishte edhe të tjerë skeptikë. Sot besoj që është e qartë se të gjitha ato janë përpjekje të Edi Ramës, dhe s’kanë asgjë të përbashkët me PD. Kam qenë dhe jam i hapur që çdo deputet, anëtar i kësaj partie të kandidojë për primare. Por, s’kam kurrë i hapur të heq dorë nga primaret dhe aq të zëvendësoj primaret me sondazhet. Edi Rama, betejën e ka me 11 dhjetorin, se atë tjetrën, siç provuan kohërat e kishte në xhep.”

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?