Si e cilësojnë shqiptarët drejtimin e vendit? 50.7% e të anketuarve e konsiderojnë ”të mirë”

50.7% e të anketuarve në sondazhin e realizuar nga McLaughlin & Associates mendojnë se Shqipëria po ecën në një “drejtim të mirë”. 10.3% e të anketuarve mendojnë se vendi është në “drejtim fort të duhur”, ç’ka tregon një total prej 61% të qytetarëve që shprehin një qëndrim pozitiv në lidhje me drejtimin e vendit.

Nga ana tjetër, 47.5% e qytetarëve e konsiderojnë drejtimin e Shqipërisë si të gabuar, ndërsa 23.1% janë më të ashpër në qëndrimin e tyre, duke e konsideruar si një “drejtim fort të gabuar”. Në total, 70.6% e të anketuarve shprehen negativisht për qeverisjen e vendit.

Vetëm 1.5% e të anketuarve janë shprehur se Shqipëria nuk është as në një drejtim të mirë dhe as të keq, ndërsa 0.2% nuk kanë ditur ose kanë refuzuar të përgjigjen. /TCH/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?