Si e parashikon fatin e Berishës? Ilir Meta: Çështje politike e urdhëruar nga Rama

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se çështja e Sali Berishës është politike, e urdhëruar nga kryeministri Edi Rama. Në një prononcim për mediat nga Fieri, ku zhvilloi edhe një takim me strukturat e PL-së, Meta deklaroi se protesta e 20 shkurtit dha një mesazh të fuqishëm.

Pyetje: Sot është shtyrë seanca për Berishën, si e parashikoni fatin e tij, duke qenë se jeni një aleat i ngushtë i tij?

Ilir Meta: Pak ditë më parë u mor një vendim absurd kundër zotit Beleri. Sa i takon zotit Berisha kjo është një çështje 1000% politike, e urdhëruar nga Rama, që synon izolimin e tij me shpresën për të diktuar dinamikën brenda kampit opozitar dhe për të nxitur përçarje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por mitingu i 20 shkurtit dha një mesazh të fuqishëm dhe absolutisht përpjekjet e tij për të shkatërruar pluralizmin politik janë të pashpresa.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shumë shpejt do të vendoset rendi kushtetues në vend dhe të gjithë do të mbajnë përgjegjësi për shkeljet e kushtetutës dhe nëpërkëmbjen e qytetarëve shqiptarë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?