Si fitoi kandidatura e Gjeneralit ndaj Majlinda Bregut? Debatet në Kryesinë e PS-së

Në radhët e socialistëve, emrat më të propozuar dhe të lakuar për President të vendit ishin ata të Ardian Dvoranit, Ina Ramës dhe Majlinda Bregu.

Por çfarë ndodhi më pas?

Sipas ”Ballkan Web”, Ardian Dvorani ka qenë shumë afër përzgjedhjes, por tezat kundër tij ishte fakti se ai kishte kaluar gjithë kualifikimet për sistemin e drejtësisë dhe për këtë arsyeje i duhej sistemit. Mes socialistëve e preferuar ishte dhe ish-ministrja e PD-së, Majlinda Bregu.

Aq shumë i përfol emri i Bregut, saqë edhe dy orë para mbledhjes së Kryesisë së PS-së, ajo ishte kandidatura thuajse e sigurtë, për të cilën edhe kreu i PD Sali Berisha tha sot se gëzonte respekt.

Bajram Begaj është i treti president që zgjidhet nga radhët e Ushtrisë, ndërkohë që ai mban gradën më të lartë në vendin tonë, atë të Gjeneral-Majorit. Prej dy muajsh kryeministri Edi Rama deklaronte se ka ardhur koha për një zonjë në krye të shtetit, por siç edhe tha sot, ”nuk kemi pse diskriminojmë burrat”.

SHKARKO APP