Si mundet që Dvorani të qëndrojë në Gjykatën e Lartë 7 vjet jashtë mandatit, çdo çështje me të e fituar në Strasburg
Në platformën 14 pikëshe që Presidenti u ka propozuar aktorëve politike, 10 prej tyre lidhen me reformën në drejtësi.
Kreu i Shtetit sqaroi se këto ndryshime nuk janë asgjë tjetër veçse kushtet që ka vënë BE për negociatat, përfshirë edhe rekomandimet e Venecias.
Këtu Meta risolli problemet me KED dhe kryetarin e saj Ardian Dvorani, duke deklaruar sesi mundet gjyqtar të qëndrojë për 7 vjet jashtë mandatit kushtetues si anëtar i Gjykatës së Lartë.
Ilir Meta: Nuk kam thënë duhen prekur apo nuk duhen prekur. Kushtet që ka vënë BE përfshirë dhe rekomandimet e Venecias të 6 marsit për Gjykatën Kushtetuese dhe për çështje të tjera, i ka vënë BE ato dhe jo unë. Pse nuk duan të plotësojnë këto kushte te kjo platformë? Sepse duan dvorandrejtësi, kush e mban atë në krye të KED, unë, ligji, Kushtetuta, kush e mban? Ata që bëjnë lojëra, por maskat kanë rënë. Si mund të rrijë një njeri 7 vjet jashtë mandatit kushtetues, ka 7 vjet që kryetari i Gjykatës së Lartë të asaj kohe i ka çuar presidentit të asaj kohe që këtij gjyqtari i ka mbaruar mandati. Dhe ai e ka çuar në parlament që para 7 vjetësh.Mazhoranca e majtë nuk miratoi tjetrin, ky ngeli.
Prapë doli vendimi i Gjykatës Kushtetuese që ja ndalonte këtë gjë. Prapë bënë një marifet me Fletoren Zyrtare.U shuajtën të gjithë anëtarët e Gjykatës së Lartë që të mbetej vetëm ky, pse? Sepse thuhet që kryetari i KED që bën emërimet në Gjykatën Kushtetuese zgjidhet nga anëtarë të Gjykatës së Lartë me short. Kështu që hiqen të gjithë që të mbetet vetëm ky dhe e drejton automatikisht. Ai është zëvendësuar tre herë deri tani dhe prapë vazhdojnë dhe e mbajnë. E keni parë raportin e Venecias pavarësisht nga presioni i tmerrshëm që kanë bërë këta që Venecia të dalë kundër Venecias.
U thashë që atëherë që mos e çoni në Venecia. Kush i bën lojërat me reformën me drejtësi, mund të ma thoni? Maskat kanë rënë por edhe përgjegjësinë ta mbajnë të gjithë ata që luajnë me maskat sepse unë luaj hapur me të gjithë aktorët vendas dhe ndërkombëtarë dhe këtë nuk ka ngelur pa e kuptuar vetëm ndonjë budalla dhe ndonjë i korruptuar që nuk do ta kuptojë.
I pyetur se cilat janë ndryshimet ligjore që duhen bërë, ai deklaroi:
Ilir Meta: Këtë ta vendosin palët në përputhje me rekomandimet e Venecias apo nevojat që kanë dalë gjatë procesit. Ça them unë? Janë krijuar disa boshllëqe në KED që mungojnë disa anëtare, të bëhen ndryshimet e nevojshme se shorti hidhet një herë në vit, që këto 2-3 vende të plotësohen, është diçka e arsyeshme. Të presim deri në dhjetor që ti plotësojmë? Jo. Kjo kërkon një ndryshim ligjor, nuk ka asgjë të keqe nëse palët bien dakord. Ne themi që ky të ikë. Ky njeri që rri atje dhe unë nuk e di se kush firmos për ti marrë rrogën atij sepse edhe ata mbajnë përgjegjësi sepse çdo gjë është e paligjshme, nuk mund të jetë as pjesë e një trupe të Gjykatës së Lartë, tre veta që bëjnë gjykim sepse sipas ligjeve ndërkombëtare dhe ligjeve tona në çdo proces ku ky merr pjesë ai person që humbet gjyqin e çon në gjykatë Kushtetuese, dhe nëse humbet dhe aty, për shkak se ky ka qenë pjesë e këtij procesi e çon në Strasburg dhe e fiton automatikisht për shkak se procesi ka qenë i parregullt, është jashtë ligjit. Si mund të mbash një njeri të tillë në krye të KED? Ligji e ka të qartë se në rast se ikën kryetari për çfarëdo lloj arsye Këshillin e drejton zëvendëeskryetari.Kush e bllokon dhe këtë tjetrën mund të më thoni? Këtu duan të bëjnë lojëra me maska, unë nuk merrem me këto gjëra. Nuk kemi më kohë për të humbur.
KOHA JONË SONDAZH

