Si nisi pluralizmi në Bashkinë e Tiranës…

Nga Afrim Krasniqi-

Retrospektivë, 1991. Me VKM 218 (12 korrik) u vendos emërimi i Komiteteve Pluraliste në Shqipëri, zëvendësuese të Komiteteve Ekzekutive të periudhës komuniste. Për pasojë nisi jetë edhe pushteti vendor pluralist në Tiranë, i pari pluralist nga viti 1923. Kjo foto tregon përbërjen e “bashkisë” Tiranë 1991-1992. Ishin 15 nga 61 që ka sot. Malasi nga PD dhe Bodinaku nga PS u bënë drejtuesit kryesorë.

Parimi? Emërim konsensual, pa votim. Partia fituese në zgjedhjet parlamentare sipas rretheve ka edhe shumicën, përfshirë kryetarin. Komitetet u emëruan me konsensus nga partitë, pastaj partitë propozuan nga dy emra për drejtorët / funksionarët e tjerë në rajon dhe drejtori dhe Komitetet përzgjodhën duke respektuar përqindjet partiake.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kështu nisi!

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?