Si nuk u ngopët o rilindas!

Rilindja ka rrëmbyer çdo pushtet.

Tani duan edhe atë të kryetarit të shoqatës së bashkive që e ka Voltana Ademi, kryetare e Bashkisë së Shkodrës.

Partia Socialiste ka ndërmarrë këto ditë një nismë abuzive për të tërhequr nga Gjykata Kushtetuese padinë që ka bërë Shoqata e Bashkive të Shqipërisë (SHBSH), me kryetare Voltana Ademin, për rrëzimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019. Me zgjedhjet moniste të vitit 2019, PS kontrollon 60 bashki nga 61 që ka vendi, përveç Bashkisë së Shkodrës. Në cilësinë e drejtueses së shoqatës së pushtetit vendor, Ademi ankimoi në gjykatën kushtetuese zgjedhjet e parregullta dhe gjykata pritet që këto muaj të jap një vendim mbi paligjshmërinë e tyre. Por PS do ta shkarkojë Voltana Ademin

Swiss Digital Desktop Reklama

Për të ndikuar në vendimin e gjykatës, 14 drejtues socialistë të bashkive kanë thirrur një mbledhje ku kërkojnë të ndryshojnë drejtuesit e shoqatës që ka bërë padinë në kushtetuese. 14 drejtuesit e bashkive të PS pritet të ndryshojnë asamblenë e kësaj shoqata dhe me pas dhe kryetaren. Por pas këtij vendimi, shoqata me drejtues socialistë mund të tërheq dhe padinë që është bërë në Gjykatën Kushtetuese ose të ndikojë në procesin gjyqësor për quajtjen të ligjshme të zgjedhjeve një partiake të qershorit 2019.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Koha Jonë” ka siguruar një letër që Voltana Ademi u ka dërguar dje ambasadorëve dhe gjithë trupit diplomatik të SHBA e vendeve të BE-së në Tiranë, ku i njeh me nismën e paligjshme të Partisë Socialiste. Në letrën për ambasadorët, Voltana Ademi shprehet se ndryshimi në mënyrë të paligjshme i drejtuesve të një shoqate të pushtetit vendor cenon parimet bazë të demokracisë dhe minon gjithë pavarësinë e pushteteve. Ademi sqaron ambasadorët se mbledhja e paralajmëruar nga kryebashkiaktët socialistë ka shkelje ligjore edhe për faktin se në vend janë dy shoqata vendore kryebashkiakësh dhe PS po përdorët anëtarët e shoqatës së saj për të marrë kontrollin e një shoqate tjetër. “Ky takim online, ilegal, përmes platformës Zoom ka për qëllim të kapë kontrollin e përfaqësimit ligjor të SHBSH. Kjo do t’i mundësojë Kryetarit të ri (një Kryetar Socialist) të tërheqë ankesën e paraqitur nga SHBSH në Gjykatën Kushtetuese, kërkesë për vlerësimin e legjitimitetit të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019. Gjykata e ka vlerësuar kërkesën e SHBSH si të ligjshme dhe ne presim shqyrtimin e çështjes në një seancë plenare. Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, shoqëria civile në Shqipëri, qytetarët shqiptarë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian, Këshilli i Evropës, të gjithë partnerët dhe organizatat ndërkombëtare, janë në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, si një kusht që Shqipëria duhet të përmbushë në kuadrin e procesit për hapjen e negociatave të Integrimit Evropian”,- shkruan Voltana Ademi në letrën e saj.

Deri në mbrëmje, asnjë prej selive diplomatike në Tiranë nuk ka reaguar për uzurpimin e një prej institucioneve që përfaqëson interesat e pushtetit vendor përballë qeverisë. Nisma e fundit e PS vjen në kohën kur  mazhoranca po tenton të kapë çdo institucion të pavarur që ka mbetur ende në vend. Për shkak se në shtator nis punimet parlamenti i ri dhe PS nuk ka shumicën e cilësuar për të vendosur për shumë akte dhe ligje, javët e fundit socialistët janë hedhur në sulm për të marrë kontrollin total të çdo institucioni. Ashtu siç po ndodh me shoqatën e bashkive, këto javë janë zgjedhur me emergjencë dhe pa zbatuar ligjet anëtarët e Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar, anëtarët e Autoritet të Medias Audio Vizive dhe drejtues të Radio Televizionit Shqiptar. Duke shfrytëzuar votat e deputetëve që gjasme e quajnë veten opozitë, socialistët po marrin nën kontroll çdo qelizë të institucioneve të pavarura që më parë funksiononin mbi kritere mazhorancë-opozitës.

Pra po rimbajnë AMA dhe RTSH.

Rasti i shoqatës së bashkive është dhe më skandaloz, pasi nuk synon thjesht kapjen e një shoqate por edhe ndikimin indirekt në vendimet e drejtësisë dhe të Gjykatës Kushtetuese.

Por bie në sy heshtja e ambasadorëve të huaj të rëndësishëm në Tiranë, që flasin edhe kur bie një gur në Bulevard, kurse për këto uzurpime të institucioneve të mediave publike dhe të shoqatës së bashkive, ato vetëm heshtin.

E çfarë nuk ka përla Edi Rama!

Të gjitha, me përjashtim të Presidencës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?