Deputeti Ervin Salianji reagon për dhunën e gardës dhe shtetit

Deputeti i PD-së së Sali Berishës i përjashtuar 10 ditë nga punimet e Parlamentit, sot u fut në Kryesinë e Kuvendit nga dritarja pas një përballje me Gardën që e pengoi tek dera. Ervin Salianji, shkruan se ”Dhuna dhe terrorizmi parlamentar qëndron tek moslejomi i ushtrimit të funksionit kushtetues për deputetët! Ne kërkojmë hiç më shumë se të drejtat që na garanton kushteuta dhe qe janë baza minimale për të qënë demokraci funskionale”.

Postim i plotë

Dhuna fizike që ushtrohet ndaj deputetëve për të mos i lejuar të hyjnë në vendet e tyre të punës është ana e dukshme e dhunës së juntës! Dhuna dhe terrorizmi parlamentar qëndron tek moslejomi i ushtrimit të funksionit kushtetues për deputetët! Ne kërkojmë hiç më shumë se të drejtat që na garanton kushteuta dhe qe janë baza minimale për të qënë demokraci funskionale!

Protesta jonë është për të ushtruar të drejtën e kontrollit parlamentar, për të pasur përfaqësim në komisionin e reformës zgjedhore dhe për të krijuar opozitës hapësirat që kushtetuta, rregullorja dhe ligji garanton!

Pretendimit se komisionet dublojnë punën e SPAK i është pergjigjur vetë drejtuesi i SPAK: “në çdo rast hetimi penal është i pavarur”, drejtuesi i Prokurorisë Speciale i tha INA Media-s se “Prokuroria e Posaçme ka qenë dhe është e vëmendshme ndaj hetimeve të kryera nga komisionet parlamentare për ato vepra penale që janë në juridiksionin e saj” thotë Altin Dumani.

Kërkesave të opozitës për më shumë hapësire, rilindja i është pergjigjur me ndalimin e hyrjen në ambjentet e parlamentit deputetëve opozitarë.

SHKARKO APP