“Si të martohemi kur Evropa s’na flet”, Soreca “shuplakë” Ramës: Kushtet për autoritetet shqiptare janë të qarta

Kryeministri Edi Rama në forumin “Evropa Park” i cili u zhvillua ditën e djeshme u shpreh se pozicioni i Shqipërisë është i çuditshëm, pasi vendi sipas tij ka një dashuri të verbër për Evropën, por si mund të martohemi,- theksoi ai kur Evropa nuk na flet.

Pozicioni ynë është shumë i çuditshëm. Ne jemi të dashuruar me një dashuri të verbër për Evropën. Por si mund të martohemi kur Evropa nuk na flet. Negociatat janë gjëja më e rëndësishme për vendet tona. Anëtarësimi do të vijë për pasojë të saj por negociata është çka është reale për ne”, tha Rama në deklaratën e mbajtur ditën e djeshme .

Në lidhje me këto deklarata është pyetur Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca i cili tha se prej vitesh BE komunikon me Shqipërinë, ndërsa shtoi:

 “Ne kemi vite që flasim me Shqipërinë dhe BE flet me Shqipërinë. Vendimi i marrë në mars për negociatat u mor në një moment të vështirë. Shume kushte janë përmbushur dhe Shqipëria është shumë afër kushteve.

Lexo edhe: “Si mund të martohemi kur Evropa s’na flet”, Rama: Shqipëria, vendi më i sigurt për të huajt

Kam mirëpritur vendimin e Presidentit dhe Parlamentit për nxjerrjen e dy vendeve vakant për Gjykatën Kushtetuese.

KLGJ duhet të bëjë vlerësimin dhe ky është një kusht që duhet të përmbushet në javët në vijim për fatin e konferencës së parë ndërqeveritare. Marrëveshja e 5 qershorit një hap i rëndësishëm. Shqipëria, shpresojmë të bëjë segmentin e fundit me qëllim që Komisioni të marrë vendimin për konferencën ndërqeveritare ndoshta në fund të këtij viti.

Ju e dini qëndrimin e BE për Reformën Zgjedhore. Ne kemi punuar për marrëveshjen dhe u përmbush kushti për administratën zgjedhore. Ne kemi shprehur keqardhjen që mazhoranca vijoi punën pa konsensus. Ne duhet të punojmë fort që zgjedhjet të bëhen të lira e të ndershme.

Shtetet anëtare vazhdojnë të flasin në Këshill për Shqipërinë e cila është afër këtij procesi. Unë jam optimist dhe pragmatist dhe kryesorja është plotësimi i kushteve dhe në drejtësi. Do shikojmë sa do përmbushet kushti dhe ngritja e Gjykatës Kushtetuese”, tha Soreca.

Gjithashtu në një komunikim nga Kukësi u pyet edhe për integrimin e Shqipërisë.

Soreca theksoi se BE i ka bërë të qarta kushtet që duhet të plotësojë Shqipëria për të arritur konferencën e parë ndërqeveritare, ndërsa shtoi se është shumë afër këtij procesi dhe se ka ende shumë punë për të bërë.

“Si Shqipëria ashtu edhe autoritetet shqiptare janë shumë të qarta për të gjithë procesin që kemi përpara. Është bërë shumë e qartë se cilat janë kushtet që duhet të përmbushë Shqipëria  për të arritur konferencë  e parë ndërqeveritare.

Shqipëria është vërtet shumë afër këtij procesi, ka ende punë për të bërë. Qeveria është në dijeni për të gjithë këtë proces. BE e ka shprehur qartë dëshirën për të filluar sa më shpejt me këtë çështje”, tha Soreca.

“Konferenca e pare nderqeveritare”, Soreca: Kushtet per autoritetet shqiptare jane te qarta

SHKARKO APP