Si vlerësohen nga analistët politik në Kosovë deklaratat e Ramës në Beograd

.

“Natyrisht, vizita e kryeministrit të Shqipërisë në Serbi, por edhe kudo tjetër, nuk mund të kaloi pa përmendjen e çështjes së Kosovës dhe kjo për faktin se Kosova është shtet i pavarur, përfundimisht, realitet i ri në Ballkan dhe të gjithë duhet, përfshirë edhe Serbinë, të llogarisin në këtë fakt në aspektin global të normalizimit të marrëdhënieve në rajon” ka thënë Vllasi

Sipas tij, reagimi i pritësit të këtij takimi, kryeministrit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, që e ka cilësuar deklaratën e Edi Ramës si provokim, është më shumë për konsum të brendshëm sepse edhe “Vuçiç e di faktin se shteti dhe pavarësia e Kosovës është proces i pakthyeshëm.”

Nga ana tjetër, Rangjell Nojkiç, një njohës tjetër i mirë i marrëdhënieve shqiptaro-serbe, mendon të kundërtën dhe e konsideron fjalimin e Ramës në Beograd si provokim, i cili duhet harruar sa më parë. “Qëndrimi i bashkësisë ndërkombëtare lidhur me çështjen e Kosovës është i njohur, sikurse edhe qëndrimi i Serbisë ndaj kësaj çështjeje. Do të thotë, ju vini në një shtet mik, ta them ashtu, e dini se cilat janë dallimet, jeni të vetëdijshëm se çka ju ka penguar për gjithë këto dekada që sërish të vendosni një këso kontakti, prandaj, mendimi im është se deklarata lidhur me Kosovën nuk ishte me vend. Mendoj se ishte tepër provokative” tha Nojkiç.

Ndër tjera, analisti Azem Vllasi theksoi edhe faktin se, duhet pasur parasysh se opinioni në Serbi nuk e ka pritur me dashamirësi vizitën e kryeministrit të Shqipërisë. “Edi Rama, nuk është pritur as me kënaqësi e aq më pak me entuziazëm, për shkak të përmirësimit të marrëdhënieve bilaterale, por për shkak të insistimeve të të Brukselit dhe në përgjithësi, për shkak të politikës së Bashkimit Evropian që të normalizohen marrëdhëniet fqinjësore ndërmjet të gjitha shteteve dhe që ato të jenë korrekte” ka thënë Vllasi dhe ka shtuar se, megjithatë, kjo vizitë ka rëndësi të madhe, qoftë për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve apo për integrimin evropian të tyre, sikurse edhe për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të Kosovës dhe Serbisë.

SHKARKO APP