Silva Caka: LSI të dalë e vetme në zgjedhjet parlamentare

Ku edhe 5 muaj, na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare e ku koalicionet përfliten më shumë, deputetja e LSI-së, Silva Caka, deklaron se LSI duhet të dalë e vetme në zgjedhjet e 18 qershorit. kjo deklaratë e deputetes, është bërë dje gjatë emisionit “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku.

Mes të tjerash, Caka tha se LSI-ja ka një kontratë me qytetarët dhe si e tillë prova e madhe e saj është që në zgjedhje të dalë e vetme.

Caka sqaroi se edhe pse koalicionet ende nuk kanë marrë një qëndrim zyrtar, ajo shpjegon se ky është një mendim i saj personal.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ky është mendimi im personal që për mua do të jetë votë publike në forumet e LSI, por a do të fitojë mendimi im apo jo, këtë do ta kenë në dorë forumet e partisë”. Silva Caka është e para deputete e kësaj force politike që shprehet hapur për pozicionin që duhet të ketë LSI në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?