Silva Caka: Shpërblimi më i madh për LSI janë të rinjtë që bashkohen çdo ditë
Ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka shprehet se në zgjedhjet e 25 prillit do të jenë të rinjtë ata që do të sjellin ndryshimin.
Në një postim në Facebook, Caka shprehet se shpërblimi më i madh për investimin e LSI në politikë është afrimi i të rinjve. “Shpërblimi më i madh për investimin e LSI-së ndër vite, janë të rinjtë që na bashkohen çdo ditë. Ndryshimi do të vijë më 25 Prill, askush të mos ketë dyshime; të rinjtë do t’a ndryshojnë këtë vend e do t’a bëjnë atë të jetueshëm!”, shkruan Caka teksa poston një foto nga takimet me të rinjtë e LSI.