Sinoptikania: Prilli do të jetë me reshje të konsiderueshme. Shpresë për mbushjen e kaskadave

Sinoptikania Lajda Porja ka treguar parashikimet për motin që do të ketë vendi ynë në ditët në vijim, nisur dhe nga situata problematike në HEC-e për shkak të motit të thatë.

“Prilli futet në muajt e lagësht të pranverës. Sasia e reshjeve që bie në prill nuk është aq sa duhet të kishte marsi. Marsi është mbyllur me temperatura të ulëta, por pa reshje. Relativisht ka qenë i thatë. Megjithatë muaji prill që në ditët e para është futur me shira ku gjatë natës kanë vijuar rrebeshet e shiut dhe shira të konsiderueshëm në zonat veriore e veriperëndimore. Ka një ndërprerje aktualisht, e cila do të zgjasë kjo ndërprerje deri në orën 3 apo 4 dhe më pas do të kemi sërish zhvillim të vranësirave duke sjellë reshje. Parashikohet që në zonat qendrore, përfshirë kryeqytetin të ketë rrebeshe afatshkurtëra shiu, ndërkohë që pritet që veriu të marrë një sasi më të konsiderueshme. Shira më të pakët do ketë Jugu. Situata e paqëndrueshme do të vazhdojë dhe ditën e shtunë.

Reshjet në fakt fatmirësisht dhe pozicionimi i vranësirës është në zonën ku duhet të ketë reshje, veriu dhe veriperëndimi, por edhe verilindja ka reshje. Fatmirësisht po bien reshje dhe në Malin e Zi, gjë e cila ndihmon në situatën hidrike, megjithatë pas një periudhe shumë të gjatë thatësire na mbetet të shohim sa do të ndryshojë niveli në kaskada. Megjithatë kemi kaluar një periudhë të gjatë thatësire që nga shtatori deri tani. Ku edhe periudha më lagësht e vitit, nëntor, dhjetor, janari nuk kishte reshje dhe marsi u pasua me temperatura të ulëta dhe kjo situatë mendoj se do mbetet e theksuar, situata e thatësirës me gjithë reshjet që presim. Prilli nuk do ketë vetëm këtë episod të reshjeve, do kemi një shkëputje gjatë ditës së hënë dhe rikthim të reshjeve në mes të javës tjetër”, tha Porja në News 24.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?