”Situata e ditës lihet pas”, ministrja Dhuka: Opozita është bashkë me mazhorancën për Integrimin

Ministrja e Shtetit dhe kryenegociatorja e Shqipërisë për në BE, Majlinda Dhuka u shpreh se opozita është bashkë me mazhorancën sa i përket integrimit të vendit në Bashkimin Europian. Edhe pse situata është tejet e tensionuar mes dy palëve politike në vend, veçanërisht pas arrestimit të Ervin Salianjit, Dhuka theksoi se situata e ditës lihet pas kur bëhet fjalë për çështjen e integrimit. ”Shqipëria mirëpret organizimin e konferencës së dytë ndërqeveritare për çeljen e negociatave, sipas vendimit të vendeve të BE. Shqipëria ka bërë progres të dukshëm në reformat e rëndësishme për anëtarësim, përfshirë këtu reformën në drejtësi dhe të tjera të lidhura me funksionimin e institucioneve. Sa i përket opozitës dhe pozitës, në Shqipëri janë bashkë sa i përket integrimit dhe Shqipëria do të progresojë për t’u bërë pjesë e BE-së, pavarësisht situatave të ditës”, tha ministrja Majlinda Dhuka.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?