Situata në kampin MEK, ministri Çuçi: Thyen kodin e mikpritjes shqiptare. E patolerueshme dhuna ndaj Policisë
Pas situatës së rëndë në kampin e organizatës MEK në Manzë, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi dhe drejtori i Policisë së Shtetit kanë dalë në një konferencë për mediat. Ai tha se është e patolerueshme dhuna që ata kanë ushtruar ndaj Policisë së Shtetit.
”Për të sqaruar disa aspekte në kontrollin që është ushtruar sot në MEK. Dua t’u them që ndihem i keqardhur, edhe madje i indinjuar me reagimin e anëtarëve të organizatës MEK ndaj Policisë së Shtetit gjatë aksionit. Ndihem i keqardhur se Shqipëria u ka ofruar gjithçka që lidhet me strehimin e tyre për qëllim humanitar sipas marrëveshjes. Iu ka ofruar ndihmë, siguri, madhe iu ka ofruar edhe mbrojtje ndaj kërcënimeve që vinin nga shërbimet sekrete të Iranit. Ata për më shumë se 3 mijë ditë kanë jetuar në siguri të plotë në garancinë tonë. E paimagjinueshme dhuna dhe reagimi që kanë bërë ndaj Policisë së Shtetit”,-tha Çuçi.
Po ashtu ministri Çuçi tha edhe se muxhahedinët thyen kodin e mikpritjes shqiptare dhe u shpreh i indinjuar “Kemi pasur shqetësim për mosrespektim të marrëveshjes. Aktiviteti i tyre politik kohët e fundit ka tërhequr vëmendjen e SPAK e cila ka nisur më shumë se një çështje penale me këtë gjë”.
KOHA JONË SONDAZH

