Situata në PD? Rama flet edhe për Berishën: E rëndë dhe për të ardhur keq

I ftuar në “Zonë e Lirë”, kryeministri Edi Rama foli edhe për situatën në PD, ku e quajti të rëndë dhe për të ardhur keq. Po ashtu nuk la pa komentuar as lëvizjet dhe takimet e Sali Berishës me demokratët nëpër Shqipëri.

Arian Çani: Mediat vrapojnë për të kapur Berishën nëpër foltore. Deri tani ka bërë 8, dje ishte në Gjirokastër, njerëz pafund që mbledh rreth vetes. Pyetja ime është e thjeshtë. Përse dreqi ta haj nuk ndërhyn që SPAK ta ndalojë vrullin e tij që ai ta lejë Lulin rehat të vazhdoj normalisht. Sepse me këto sherre edhe ti besoj je lodhur apo jo?

Edi Rama: Së pari unë nuk mendoj që është një interes i madh publik. Interesimi i madh i medias nuk tregon ndonjë interes të madh publik.

Arian Çani: Unë mendoj se ka një lidhje.

Edi Rama: Jo. Natyrisht që cirku pa pagesë me elefantë dhe minj sjell spektatorë. Por përtej interesimit të mediat dhe të tjerave, për vendin është e rëndë kjo që ndodh me partinë e dytë, praktikisht opozitën. Është shumë e rëndë, shumë për të ardhur keq. Sa e shëmtuar edhe për të ardhur keq për ata që i kanë besuar asaj partie.

SHKARKO APP