Situata pas tërmetit, Presidenti Ilir Meta 4 kërkesa qeverisë

Presidenti Ilir Meta, pas takimit me drejtues shkencorë dhe pedagogë të fushës së ndërtimit, ka kërkuar nga qeveria marrjen e masave për sigurinë në ndërtime.

Në një publikim në Facebook, kreu i shtetit liston 4 pika kryesore që lidhen me sigurinë.

Publikimi i plotë i kreut të shtetit në Facebook:

“Pas takimit me pedagogët dhe drejtuesit shkencorë, lidhur me situatën e krijuar pas tërmetit, i kam kërkuar sot Qeverisë:

– Fillimin e punës sa më parë, për azhornimin dhe kompletimin e një Harte të re Fizike të Riskut për Shqipërinë në të cilën do të përfshihen dhe saktësohen zonat me rrezik sizmik, si dhe të gjitha territoret e kërcënuara nga erozionet, përmbytjet, rrëshqitjet, zjarret, etj;

– Zbatimin e detyrueshëm në të gjithë territorin e vendit të sistemit të eurokodeve në ndërtimet civile dhe objektet e banimit, pa asnjë përjashtim;

– Plotësimin e legjislacionit të planifikimit urban me elementë të rinj sigurie, sipas procedurave bashkëkohore, në projektimin dhe ndërtimin e objekteve të ndërtimit;

– Në kuadër të rishikimit të Buxhetit 2020, për përballimin e pasojave tepër të rënda, duhet të planifikohet edhe mbështetja e domosdoshme financiare për institucionet përkatëse të kërkimit shkencor”.

SHKARKO APP