Situata pas tërmetit, Vasili: Rama, as drejtim politik as operativ
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, përmes një postimi në facebook, kritikon qeverinë, duke thënë se në këtë situatë kaq tragjike ku ndodhet vendi, qeveria “Rama 2”, nuk ka drejtim politik dhe operativ. Ai ka komentuar vendimin e qeverisë që drejtimin e operacionit ta marrë Ministria e Bujqësisë, në vend që ta marrë Ministria e Mbrojtjes, siç duhet thotë Vasili. “As drejtim politik as operativ. Po të ishte politik do të merrte përgjegjësinë ose kryeministri ose zv.kryeministri. Po të ishte thjesht operativ duhej të ishte Ministri i Mbrojtjes. Hajde kuptoji këta sesa seriozisht e kanë”.
Postimi i plotë
Kryeministri çudit edhe ne kohe dramatike duke deklaruar: “Ngarkoj sot ministrin e Bujqësisë, si njeriu që do bëjë me fuqi të plota drejtimin e operacionit”. Ministria e Mbrojtjes ka ne varesi Agjensine Kombetare te Emergjencave Civile, ka edhe te gjithe Forcat e Armatosura.
Te gjitha formacionet me te medha dhe me te rendesishme te shtetit per nderhyrjen jane ne varesi te Ministrit te Mbrojtjes, kurse ne krye te gjithe operacionit kryeministri vendos Ministrin e Bujqesise…?!
As drejtim politik as operativ. Po te ishte politik do te merrte pergjegjesine ose kryeministri ose zv.kryeministri. Po te ishte thjesht operativ duhej te ishte Ministri i Mbrojtjes. Hajde kuptoji keta se sa seriozisht e kane…