Situata përkeqsohet në Shkodër, nisen edhe 100 trupa speciale për përmbytje (video)
“Situata më e fundit në vend.
Mbi 100 efektivë nga Forca Tokësore dhe Baza e Mbështetjes për Emergjencat Civile, mjete të larta, mjete lundrimi dhe pajisje të posaçme për situata përmbytje po i shtohen skuadrës së efektivëve në Shkodër për të shtuar forcën dhe shpejtësinë e reagimit në çdo situatë problematike që reshjet mund të sjellin gjatë natës e në vijim’– shkruan kryeministri Rama.
Siç është paralajmëruar sonte pritet natë e rrezikshme në Shkodër, pasi prurjet e mëdha po rrezikojnë hapjen e të gjitha portave të hidrocentralit të Komanit dhe Vau i Dejës, çka do ta rrezikonte seriozisht Shkodrën sonte.
Ndërkohë ura e Bahçallëkut ku futesh në qytetin e Shkodrës apo të shkosh për në Mal të Zi është bllokuar nga policia. Frika mbetet të portat e hidrocentraleve, pasi nëse hapen, gjithçka do të jetë nën pushtetin e ujit të rrëmbyeshëm.