Situatat e paparashikueshme që mund të krijojë zoti Trump në debatin me Harris

Nëse i pyet kundërshtarët e mëparshëm gjatë debateve të zotit Trump se çfarë presin ata të shohin të martën në mbrëmje – shumë thonë të njëjtën gjë: kushtojini vëmendje asaj që ai thotë, ose bën, e për të cilat zonja Harris nuk mund të përgatitet.

Zoti Trump është mjeshtër i të paparashikuarës, që ka korrur sukses të jashtëzakonshëm politik duke injoruar rregullat tradicionale të politikës. Ai do të thotë ose do të bëjë gjithçka që mendon se është më e mira në këtë moment. Dhe zonja Harris, e cila i ka kushtuar disa ditë përgatitjes për debatin, nuk mund të planifikojë gjithçka.

Por në këtë pikë, është e vështirë të imagjinohet që zoti Trump mund të befasojë dikë me çështje të reja. Ai ka vlerësuar diktatorët, ka sugjeruar pezullim të zbatimit të Kushtetutës dhe ka thënë se zonja Harris vetëm së fundmi ka thënë se është “zezake”.

Edhe vetë ekipi i zotit Trump gjendesh shpesh përpara të papriturash, në raport me atë që ai parashikon të thotë apo bëjë. Kjo është tepër e rrezikshme për zotin Trump, por gjithashtu ushtron presion të madh tek zonja Harris.

SHKARKO APP