Skadon ultimatumi i Ramës për vjedhësit e energjisë, të hënën nis aksioni
Aktiviteti “Takim kombëtar. Mbrojtja e energjisë dhe lufta ndaj krimit urban dhe mjedisor, sfida të përgjegjësisë publike” do të zhvvillohet ditën e hëbë në Pallatin e Kongreseve.
Në këtë aktivitet do të ketë më shumë se 2 mijë pjesëmarrës, dhe është aksioni i tretë në shkallë kombëtare brenda pak muajve, pas atyre antidrogë në Lazarat e Dukagjin, si dhe asaj të prishjes të ndërtimeve pa leje.
Të mërkurën më 22 tetor kryeministri Rama doli në një deklaratë për shtyp për të sqaruar planin operacional.
“Do të jemi në një luftë që nuk është parë me çdo hajdut dhe çdo gjykatës që do të guxojë ti trajtojë hajdutët si kalimtarë dhe do të mjaftohet me gjobat qesharake 2-3 mijë lëkëshe dhe që së bashku i vjedhin këtij populli 150 mln euro. Do të fillojmë nga ata që kanë fabrika e biznese të mëdha që paguajnëë sa një sahat familjar. Nuk do i ndahemi. Kanë pesë ditë kohë që të rikthehen në binarët e ligjit.”