SKANDAL! KQZ nis shpalljen e rezultateve të votimit monist që në orën 11:00

Një skandal i vërtetë është konsumuar sot nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, institucion që drejtohet nga Partia Socialiste dhe që jo vetëm refuzoi zbatimin e dekretit të Presidentit për anulimin e zgjedhjeve vendore, në shkelje të kompetencave të tij.

Konkretisht, KQZ-ja është kapur në flagrancë duke numëruar votat e sotme, në një kohë që votimi ka vetëm 4 orë që ka filluar dhe duhet të mbyllet teorikisht në orën 19:00.

KQZ është kapur duke nxjerrë në faqen e saj një rezultat te papërfunduar, pastaj është hequr me shpejtësi, por jo aq shpejt sa ky moment të mos fiksohej.

SHKARKO APP