Skandal/ Ramën nuk e mbajnë nervat. Braktis intervistën në mes me Babaramon
Frika dhe tensioni për 25 prillin, ka bërë që kryeministri Edi Rama të humb nervat. Rama është larguar në mes të emisionit “5 pyetjet” nën drejtimin e gazetarit Ilir Babaramo.
Është gazetari ai që ka bërë me dije situatën, duke njoftuar se kryeministri ka refuzuar t’i përgjigjet pyetjeve të bëra prej tij. Rama ka hequr mikrofonat dhe është larguar në mënyrë të habitshme.
Kryeministrit nuk i kanë pëlqyer pyetjet pa skenar të gazetarit dhe ka vendosur të largohet. Po ashtu Rama refuzon debatin publik me kundërshtarët, tashmë përzgjedh hapur edhe se kë do të ketë përballë dhe kë jo.
Postimi i plotë
Nje interviste e nderprere ne mes nga Edi Rama gjate rregjistrimit i cili refuzoi ti pergjigjej me shume se gjysmes se pyetjeve sot paradite duke hequr mikrofonat dhe duke u larguar ne menyre te befte. Ndiqni ne oren 20.55 cfare ndodhi sot ne studion e 5 Pyetjet.