Skandali i inceneratorëve, Kryemadhi: Pastrim parash i një grupi të strukturuar

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka qenë aktive në denoncimin e skandalit të inceneratorëve, ndërkohë që një ish-eksponent i partisë Lefter Koka, del i përfshirë në mënyrë direkte. Për të Koka është hallka e fundit e këtij zinxhiri korruptues, kriminal, sepse në këndvështrimin e saj, kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal,

”Nuk duhet të kapemi pas emrave, por pas fenomenit. Katarsisi është fenomen i domosdoshëm, edhe në partitë politike. Skema e inceneratorëve, jo vetëm është korruptive, por kalon edhe çështjen shqiptare, sepse ndjekja e parave shkon jashtë kufijve.

Ish-përfaqësuesi i LSI është hallka e fundit i këtij zinxhiri korruptues, kriminal, sepse në këndvështrimin tonë kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal, sepse vetë funksionimi i shtetit shqiptar, me vendime të marra brenda një dite, dhe devijimin e koncesioneve, gjithçka ishte në funksion të një skeme shumë të madhe. Shqipëria noton në korrupsion, por skema e inceneratoreve shkon përtej”,-tha në ”A2cnn”.

Po si erdhën informacionet e parregullsive tek LSI? 

“Ka njerëz që e ndjejnë se e kanë detyrim ta bëjnë këtë denoncim, kanë tentuar në institucione politike të tjera, por duhet guxim. Janë persona në dijeni që e kanë dërguar në emailin tim zyrtar, me mijëra faqe. Janë jashtë çdo institucioni shqiptar. Problemi qëndron tek fakti që asnjë nuk e merrte përsipër këtë, sepse goditja ishte fatale”, shton Kryemadhi.

SHKARKO APP