Skandali i inceneratorëve, Kryemadhi-Ramës: Mbyll gojën e lëre SPAK-un të shprehet
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi vijon të publikojë detaje nga skandali i inceneratorëve, ku përmes një video tregon se Rama është ai që vendos, edhe pse kryeministri është shpehur se i gjithë procesi është i saktë.
“E bëre qeverisjen siç deshe vetë, tani të paktën mos fol. Mbyll gojën e lëre SPAK-un të shprehet”,–shkruan Kryemadhi në facebook.
Në video tregohet deklarata e Ramës tek “Zonë e Lirë”, ku ai shprehet se “procedura nuk rezulton problematik nga ata qe hetojne”.