Skandali i kompanisë te Unaza e Re, reagon Monika Kryemadhi: Turp!

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar për faktet e publikuara lidhur me falsifikimin e gjithë dokumentacionit nga kompania që do të ndërtojë projektin e Unazës së Re.

Në një reagim në Facebook, Kryemadhi shprehet: “Tani e kuptoj ku shkojnë paratë! ??

E kuptoj edhe pse mbllaçitet kur i themi që të dëmshpërblejë banorët e Unazës së Re! Bëje zemrën gur, mos i dërgo në offshore, por jepja qytetarëve të tu, që kanë 27 vjet që paguajnë drita, ujë dhe taskat që ti ke rritur. ATA i dhanë vlerë tokës aty! Është e padrejtë të shkatërrosh jetën e 1000 familjeve, vetëm e vetëm që ti të marrësh 18 milion euro dhe klientët e tu pallate. Turp, mos u ngopsh!”.

Skandali/Kompania që fitoi tenderin e Unazës së Re, falsifikoi letrën e Sekretarit të Shtetit të SHBA-së

SHKARKO APP