Skandali i rrogave, Basha: 80% e pagave në kufijtë e pagës minimale. U tregua sa i drejtë është programi i PD

Në konferencën e fundvitit me gazetarët, Lulzim Basha tha se me skandalin e nxjerrjes së pagave të mbi 630 mijë qytetarëve, u tregua se 80% janë në kufijtë e pagës minimale.

“Skandali i pagave na tregoi se si funksionon partia shtet, se si kemi një ushtri këshilltarësh, disa prej tyre pa asnjë profesion, të tjerë me precedent penal.

Sesi kemi ministra e kryetarë bashkish, punësime me tarafe ndërkohë që 80% e pagave të zbuluara janë në kufijtë e pagës minimale dhe infomaliteti është i jashtëzakonshëm.

Kjo tregon se sa kriminale ka qenë taksa Rama, taksa progresive deri 23% që ka rritur informalitetin dhe pabarazinë, tregon sa i drejtë është programi ynë për taksën e sheshtë. Tregu sot është i shkatërruar”.

SHKARKO APP