Skandali i sigurisë në Rinas arrin deri në kryeministri

Grabitja e rreth 10 milionë eurove në Rinas dhe rënie e gjithë sistemit të sigurisë kombëtare rezulton të jetë një skandal, ndaj përfshin gjithë kupolën shtetërore. Përgjegjës për situatën nuk janë vetëm drejtuesit e policisë dhe ata që përgjigjen në terren për sigurinë, por edhe institucionet që hartojnë strategjitë dhe kanë përgjegjësi për planin e masave.
Konkretisht për sigurinë në aeroportin ndërkombëtarë kanë përgjegjësi edhe Autoriteti i Aviacionit Civil. Në këtë institucion veç drejtuesve të emëruar ka dhe një bord ku marrin pjesë drejtues të institucioneve të sigurisë.
Konkretisht, ministri aktual i Brendshëm Sandër Lleshaj, në vitin 2017, ka qenë kryetar i Këshillit Drejtues të Aviacionit Civil, disa kohë para se të merrte detyrën në ekzekutiv si ministër.
Një tjetër emër i rëndësishëm i kabinetit “Rama” është Ëngjell Agaçi. Sipas burimeve, Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë ka qenë më parë kryetar i Këshillit drejtues të Autoritetit të Aviacionit Civil dhe është zëvendësuar nga Sandër LLeshaj.
Sigurisht që nuk mund të flitet për përgjegjësi personale. Por teksa sot gjithë qeveria po thotë se “fajin e ka Kina” për vjedhjen, gjithë këta zyrtarë të qeverisë që kanë njohur nga afër problematikën në Rinas, çfarë kanë bërë që kjo të mos ndodhte?

Apo tani që iu plasi skandali mundohen t’ia faturojnë kompanisë dhe njeri tjetrit?

V E N D I M 13 DHJETOR 2017 PËR EMËRIMIN E KRYETARIT DHE TË ANËTARËVE TË KËSHILLIT DREJTUES TË AUTORITETIT TË AVIACIONIT CIVIL

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 5, të ligjit nr.10233, datë 11.2.2010, “Për Autoritetin e Aviacionit Civil”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Emërimin në detyrën e kryetarit dhe të anëtarëve të këshillit drejtues të Autoritetit të Aviacionit Civil, si më poshtë vijon:
– Z. Sandër Lleshi, kryetar;
– Znj. Brunilda Lilo, anëtar;
– Z. Hajrulla Çeku, anëtar;
– Z. Vladimir Avdiaj, anëtar;
– Znj. Etleva Kondi, anëtar.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Vendimi për emërimin e Ëngjell Agaçit

Vendimi i Kryeministrit Edi Rama për emërimin e Sandër LLeshaj në krye të Këshillit të Aviacionit Civil

SHKARKO APP