Skandali në Ministrinë e Jashtme. Njoftim ambasadave te huaja: Cakaj është ministër
Skandali që po konsumohet me Ministrinë e Jashtme dhe për Evropën nuk ka precedenet dhe ai i shkon për shtat vetëm një njeriu si Edi Rama. Zoti Rama është ministër i Jashtëm me dekret presidencial dhe një fakt i tillë është reflektuar në faqen online të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë ku z. Rama figuron si titullar. Ditën e parë të marrjes së detyrës, z. Rama tha vetëm dy fjali:
“Unë i nënshkruari Edi Rama, në funksionin e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, i delegoj zotit Gent Cakaj, Zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, detyrën e drejtimit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe përfaqësimit të Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, brenda dhe jashtë vendit”.
A e ka zoti Rama këtë tagër? A mund të delegohet përfaqësimi jashtë vendit i ministrit të Jashtëm? Ky është një diskutim që po bëhet në media dhe për të kanë folur ekspertë të fushës. Ka arsye dhe rrethana pse bëhet delegimi i një zv/ministri me kompetenca ministri. Ai është i përkohshëm dhe nuk mund të jetë i përhershëm. Përndryshe zoti kryeministër të kishte zgjedhur një kandidaturë tjetër ose kishte shumë mirë Ditmir Bushatin.
Por situata në fjalë mbingarkohet edhe nga një sjellje prej kalamani delirant të z. Cakaj. Edhe sot që flasim, në faqen online të Ministrisë së Jashtme, nuk figuron asnjë CV, as edhe foto personale për këtë person. Në rubrikën “Zëvendësministrat” janë publikuar të dhënat për dy zv.ministrat Artemis Dralo dhe Etjen Xhafaj dhe krahas tyre vihet një emër, Gent Cakaj, pa asnjë të dhënë./ Respublica.a//l