“S’kanë ndriçim dhe ujë të pijshëm por taksat i paguajnë”, Këlliçi: Koha për një qeveri që kujdeset për ju
Kryetari i FRPD-së Belind Këlliçi ka zhvilluar një takim me banorët e zonës së njohur si KMY në Yzberish. Banorët janë shprehur se s’kanë ndriçim dhe ujë të pijshëm, por taksat dhe faturat i paguajnë një më një.
“Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për ju, në vend të një qeverie që kujdeset për veten. Njerëzit që do ta sjellin ndryshimin jeni ju! Ti dhe çdo qytetar i Shqipërisë që do të dilni të votoni më 25 prill’, shkruan Këlliçi në Facebook.
Postimi i plotë:
Banorët e zonës së njohur si KMY në Yzberish s’kanë ndriçim dhe ujë të pijshëm. Furnizohen me ujë pusi. Mirëpo taksat dhe faturat i paguajnë një më një.
Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për ju, në vend të një qeverie që kujdeset për veten.
Njerëzit që do ta sjellin ndryshimin jeni ju! Ti dhe çdo qytetar i Shqipërisë që do të dilni të votoni më 25 prill.
Voto për ndryshimin, voto për shpresën, voto që ne të kemi fuqinë të ndryshojmë e të krijojmë një të ardhme më të mirë për Shqipërinë.