Skema e financimit, Rama në Bajzë e Balldren, për sherebele dhe gështenja

 që të bëhen të pasur. Kryeministri Edi Rama shprehet i bindur se dyfishimi i skemës së financimeve do të sjellë edhe dyfishimin e sipërmarrjeve në fshat. Nëse ish-Kryeministrit Sali Berisha i pëlqenin arrat, apo gështenjat, Edi Rama ka zgjedhur sherebelën, që u pëlqen amerikanëve. Pas vizitës në Shkodër, Kryeministri Rama bëri një vizite në Bajzë të Koplikut, ku u ndal në një sipërmarrje të grumbullimit, përpunimit dhe ambalazhimit të bimëve mjekësore, dhe ku shprehu dëshirën që sherebela shqiptare të “pushtojë “Amerikën. Por gështenjave u doli për zot Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, që shoqëroi kreun e Qeverisë në një tjetër biznes, në Balldren të Lezhës. Ai tha se eksportet e gështenjës shqiptare kanë njohur një shpërthim falë një investimi prej 15 milionë lekësh, duke e kthyer këtë sipërmarrje në pikën më të madhe në Europë. –  “Si rezultat i këtij investimi, këtë vit patëm edhe një shpërthim të eksportit të gështenjës, në vlerën 1 milionë e 300 mijë euro. Natyrisht, me potencial dyfishimi në të ardhmen e afërt”, tha ministri. Kryeministri shtoi se Shqipëria i jep çdo njeriu shansit, që të ngrihet. – “Ky është një shembull për të gjithë dhe këto janë shembuj për të gjithë. Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që t’i japë çdo njeriu mundësinë që të ngrihet, të vetëpunësohet, të punësoje të tjetër, të vetëpasurohet dhe të ndërtojë mirëqenie,’ – theksoi ai. I ndërgjegjshëm se shqiptarët do t’ia merrnin për propagandë, Rama shpjegoi se e bënte për t’u treguar fshatarave përmes ekranit potencialin që kanë përreth. – “Sot jemi dëshmitarë të një kthimi të rëndësishëm të faqes. Ne nuk jemi këtu për propagandë, por për të promovuar që përmes ekranit të gjithë ata që jetojnë në fshat të kuptojnë se rreth e rrotull tyre ka mundësi, ka pasuri, por kjo pasuri duhet nxjerrë përmes ideve, përmes projekteve, përmes bashkëpunimit dhe përmes punës, punës, punës, jo duke ndenjur e duke parë nga qielli e duke thënë s’po gjej dot një punë në shtet” – u shpreh Kryeministri Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?