Skenari për vjeshtën, Manastirliu: Rekrutohen 48 infermierë tek Infektivi

Shifrat e larta nga pandemia e Covid-19 në Shqipëri, ka bërë që Ministria e Shëndetësisë të marrë masa për një skenar të mundshëm në vjeshtë, ku përflitet për një shpërthim tjetër të koronavirusit. Hapja e dy spitaleve të tjera Covid, ai te ish-kirurgjia dhe te ish-godina e universitetit privat, është një nga skenaret e përgatitura. Për këtë arsye, ka nisur rekrutimi i bluzave të bardha, ku personelit tek spitali Infektiv i’u shtuan dhe një ekip i ri prej 48 infermierësh.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, tha se deri tani janë 150 punonjës që i janë shtuar sistemit shëndetësor gjatë periudhës së epidemisë në vend. Nga ana tjetër, Manastirliu është shprehur se forcimi i kapaciteteve të burimeve njërëzore është një parapërgatitje për periudhën vjeshtë-dimër, ku mund të nevojitet që strukturat e reja spitalore, tashmë të bëra gati të hapen për të përballuar fluksin.

”Jam shumë e kënqur që të rinjtë i bashkohen stafeve tona mjekësore dhe janë 48 infermierë që së fundmi i janë bashkuar ekipit të QSUT-së dhe pikërisht Spitalit Infektiv. Tashmë sistemit shëndetësor po i shtohet një armatë e re infermierësh, për të mbështetur ekipet tona shëndetësore. Gjatë kësaj periudhe, kemi rreth 150 punonjës që i janë shtuar sistemit shëndetësor, qoftë Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’, spitalit “Shefqet Ndroqi” dhe gjithashtu ekipeve të monitorimit, kontrollit dhe inspektimit në terren”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke folur për përballimin e situatës në vjeshtë-dimër, Manastirliu tha se po bëhemi gati për hapjen e strukturave të tjera spitalore, në rast të rritjes së fluksit. ”Plani vjeshtë-dimër, jo vetëm që na ka orjentuar drejt fuqizimit të kapaciteteve sa i përket infrastrukturës dhe pajisjeve biomjekësore, por tashmë rritja e numrit të stafeve tona infermierore i shërben cilësisë së shërbimit ndaj pacientëve që vuajnë nga Covid-19. Jam e kënaqur që kemi mundësinë që jo vetëm të punojmë së bashku me ekipin e ri, por edhe të kemi mundësinë që në një kohë si kjo e sotmja të trajnojmë ekipe të infermierëve, të cilët më pas do të jenë të gatshëm edhe për të përballuar situatën në vjeshtë-dimër, kur mund të kemi dhe hapje të strukturave të tjera spitalore dhe sigurisht t’i paraprijmë me ndërtimin dhe formimin e ekipeve tona të infermierëve dhe paralelisht edhe të mjekëve”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministrja e Shëndetësisë nënvizoi se pavarësisht situatës së vështirë të krijuar nga pandemia e virusit SARS COV2, sistemi shëndetësor nuk e ka ndaluar punën në asnjë moment dhe aktualisht po jep shërbim me kapacietete të plota edhe për të gjithë qytetarët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?