Sleeve gastrektomia laparoskopike realizohet në QSUT, Rama: Kjo teknikë është realizuar tek një pacient 62-vjeçar

Për herë të parë në QSUT, është realizuar me sukses ndërhyrja Sleeve gastrektomia laparoskopike, një teknikë moderne për trajtimin e obezitetit morbid. Kryeministri Edi Rama teksa ka ndarë një video, shkruan se kjo teknikë është realizuar tek një pacient 62-vjeçar i cili prej kohësh vuante nga obeziteti morbid dhe kjo i kishte krijuar edhe sëmundje të tjera shoqëruese duke ia vështirësuar cilësinë e jetës.

”Është realizuar për herë të parë në spitalet publike në Shqipëri një ndërhyrje e suksesshme Sleeve gastrektomia laparoskopike në klinikën e parë të Kirurgjisë në QSUT.

Kjo teknikë është realizuar tek një pacient 62 vjeçar i cili prej kohësh vuante nga obeziteti morbid dhe kjo i kishte krijuar edhe sëmundje të tjera shoqëruese duke ia vështirësuar cilësinë e jetës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mirënjohje Prof. Arvin Dibra, dhe ekipit të mjekëve: Denis Godaj, Ambra Doku, Eri Stafa, anestezistët Majlinda Naço, Ana Mandi dhe Infermieret Ermela Gjona, Andi Dyrmishi, Anjeza Sadikaj dhe Besa Seiti”,-shkruan Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?