Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 24 Nëntor 2026, 13:19 Real Madrid përgatit kontratën e re për Jude Bellingham, anglezi drejt rinovimit Real Madridi ka nisur lëvizjet për të blinduar një prej futbollistëve më të rëndësishëm të skuadrës. Bëhet fjalë për Jude Bellingham, me klubin madrilen…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • PS
  • SPAK
  • Atentati në Fier
  • NATO
  • Ronaldo
  • Champions League
  • Edi Rama
  • ICE
Lajmet e fundit
Në trend
  • PS
  • SPAK
  • Atentati në Fier
  • NATO
  • Ronaldo
  • Champions League
  • Edi Rama
  • ICE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Slogani i PD “Shqipëria fiton”. Tabaku rendit problemet e ekonomisë

Politikë E enjte, 28 Janar 2021 12:36
Slogani i PD “Shqipëria fiton”. Tabaku rendit problemet e ekonomisë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Me sloganin “Shqipëria fiton” Partia Demokratike ka prezantuar programin ekonomik në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit. Ish-deputetja Jorida Tabaku tha se ekonomia ndodhet në situatë emergjente.

Sipas saj vendi ynë ka të ardhura më të ulëta për frymë në rajon, ndërsa shtoi se motori i ekonomisë shqiptare është shuar. Tabaku ka evidentuar disa nga problemet, duke bërë një bilanc të situatës ekonomike aktuale.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Fjala e Jorida Tabakut:

-Ekonomia e Shqipërisë është në situatë emergjente në të gjitha drejtimet. Gjatë 8 viteve të fundit, Shqipëria është shkatërruar. Rënia ekonomike për vitin 2020 pritet të jetë, 7.5%. Kjo do të thotë një ekonomi më e dobët për shqiptarët, për familjet dhe bizneset. Vendi jonë ka të ardhurat për frymë më të ulëtin në rajon, 4900$/frymë, duke e bërë Shqipërinë një nga vendet më të varfra.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

-Shqipëria fiton, kur ekonomia rritet, shqiptarët fitojnë kur ekonomia jonë përformon mirë, jo kur shifrat manipulohen për të prodhuar më shumë propagandë. Motori i ekonomisë shqiptare është shuar, rritja ekonomike në 8 vite të qeverisjes ka qenë mesatarisht 1.4%. Pra, më pak të ardhura dhe mundësi punësimi për shqiptarët dhe familjet e tyre. Nuk mund të kemi shqiptarë me mirëqenie të lartë kur kemi një Shqipëri të varfër.

Mund t'ju interesojë

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dhe flota hije mbeten problem

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dh...

18 Nëntor 2026, 20:03
Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

16 Nëntor 2026, 12:02
Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se çdo vit tjetër që prej 2002

Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se...

16 Nëntor 2026, 12:01

-Ekonomia është shkatërruar, kostoja e jetesës është rritur, ashtu si ditë pas dite, edhe papunësia. Më shumë se 100 mijë të papunë për vitin e fundit.

-Shqipëria fiton, kur borxhi i marrë është i kujdesshëm dhe kur investohet në infrastrukturë rrugore, shkolla më të mira apo investime strategjike që prodhojnë rritje ekonomike. Familjet shqiptare përfitojnë kur taksat e tyre i kthehen pas në investime. Fatkeqësisht sot  Shqipëria ka nivelin më të lartë të Borxhit Publik, i llogaritur pa PPP-të ai shkon në 83.5% të PBB. Kjo padrejtësi po i kushton Shqiptarëve një borxh më të lartë, një të ardhme më të pasigurt dhe taksa më të larta.

-Shqipëria fiton, kur resurset ekonomike të vendit vendosen në dispozicion të talenteve dhe punës. Në 8 vite synimi i qeverisë ka qenë për të mbështetur bizneset që kanë fituar PPP. Çdo vit mbi 120 mln euro kanë shkuar në mënyrë abuzive në xhepat e pak klientëve, borxhi publik që paguhet nga taksat tona ka shkuar në portofolin e oligarkëve që kanë përfituar PPP, pa prodhuar rritje ekonomike.

-Shqipëria fiton, kur investimet e huaja direkte prodhojnë punësimin dhe rritjen ekonomike. Shqipëria ka 0 investime të huaja të reja, niveli i investimeve në Shqipëri është i ngjashëm me atë të para 8 viteve.

-Shqipëria fiton, ditën kur qeveria është aleate dhe jo armike e biznesit. Sot biznesi ka një mjedis armiqësor, të pasigurtë ku në tetë vite kanë ndodhur 60 ndryshime ligjore dhe 170 vendime ministrash.

-Shqipëria renditet e 82 mes 190 vendeve në raportin e fundit të “Doing Business”.

-Shqipëria fiton, kur ekonomia e tregut funksionon, jo kur monopolet sundojnë. Fatkeqësisht favorizimi ka shkatërruar konkurrencën dhe tregun e lirë. Në një sistem të korruptuar nuk mund të fitojë më i miri dhe më i zoti.

-Shqipëria fiton kur administrata tatimore nuk sillet si gjobaxhie në kurriz të biznesit dhe sipërmarrjes. 93.2% e bizneseve shqiptare ankohen se vizitohen nga tatimorët që kërkojnë ryshfetin ose vendosin gjobën.

-Familjet shqiptare dhe sipërmarrësit përfitojnë nëse ka një klimë pozitive biznesi ku barra fiskale nuk është e rritur. Kur çdo biznes paguan atë që i takon! Fatkeqësisht, që nga viti 2014 janë mbyllur mbi 60 biznese në ditë. Taksat e larta dhe mbi të gjitha taksa progresive janë shkaku i falimentit.

-Shqipëria fiton, kur sipërmarrja është motor i ekonomisë. Sipërmarrjet shqiptare paguajnë 38% të të ardhurave të tyre për taksa, niveli më i lartë në Ballkanin Perëndimor. Një mjedis gjithnjë e më pak konkurrues dhe përherë e më shumë i monopolizuar.

-Shqipëria fiton, kur të bërit biznes nuk do të jetë një luftë me shtetin dhe taksat. Shqipëria ka një sistem taksash me 7 nivele duke vështirësuar jetën e biznesit.

-Shqipëria fiton, kur barazia është në themel të bërit biznes dhe ku secili paguan në mënyrë të barabartë dhe të ndershme! Sot 97% e bizneseve paguajnë taksat e rritura prej 3 mld euro në tetë vjet ndërsa 3% i mbetur përfiton të gjitha taksat përmes PPP-ve, ligjeve speciale, koncesioneve speciale.

-Shqipëria fiton, kur qeveria ruan balancat dhe mbështet tregun e lirë. Qeveria ka funksionuar si mbrojtëse e interesave të monopoleve, dhe jo shumicës së bizneseve dhe sipërmarrjeve në vend.

-Monopolet zyrtarizohen dhe tolerohen nga qeveria jo vetëm përmes mungesës së ndershmërisë në taksim por edhe mungesës së konkurrencës gjatë tenderimeve publike, 1 në 3 tendera publik jepen pa garë .

-Shqipëria fiton, kur qytetari ka mundësi të prosperojë, të bëjë përpara, në një mjedis konkurrues, incentivues dhe që vendos në provë dijet e tij. Shqipëria është sot vendi me nivelin më të ulët të konkurencës dhe meritokracisë. 43% e bizneseve shqiptare janë të bindur që do të kenë sukses në biznes nëse kanë njohje politike dhe qeveritare,

-Gjatë vitit të fundit kemi punuar me Bashën kokë më kokë që të sjellim një plan serioz pune, sipas të cilit të ndryshojmë ekonominë dhe t’ua kthejmë njerëzve Shqipërinë!

-Ne besojmë, se Shqipëria fiton atëherë kur familjet shqiptare kanë më shumë të ardhura. Fatkeqësisht punonjësit shqiptarë, profesionistët shqiptarë, shtresa e mesme dhe e mirë studiuar, fermerët e vendit taksohen në mënyrë padrejtë, të pandershme dhe diskriminuese. Shtresa e mesme paguan sot barrën më të rëndë fiskale, taksat e tyre përbëjnë 53% të totalit të të ardhurave që mblidhen nga taksa progresive.

-Shqipëria fiton, kur të punësuarit nuk taksohen padrejtësisht për dijen dhe kontributin e tyre në ekonomi. Sot, në Shqipëri pagat janë më të ulëtat në rajon ndërkohë që shtresa e mesme është më e goditura nga kjo politikë duke paguar mes 23% për të ardhurat e tyre.

-Shqipëria fiton, kur shtresa e mesme ka më shumë mundësi. Paga mesatare prej 429 euro/muaj është më e ulëta në rajon edhe pse shtresa e mesme mbitaksohet për dijen, njohurinë dhe vlerën e shtuar që jep në ekonomi.

-Shqipëria fiton, kur varfëria luftohet përmes rritjes së punësimit, formalizimit dhe ndershmërisë së një sistemi që promovon më të mirin. Mirëpo në harkun kohor të 8 viteve niveli i varfërisë është rritur aq sa 40% e popullsisë kanë më pak se 4.19$/ditë. Familja shqiptare nuk mund të ecë përpara në një situatë të tillë

-Shqipëria fiton, kur sigurohet mobiliteti social që një i varfër mund të ketë mundësi për më mirë. 90% e familjeve shqiptare konsumojnë më pak se sa mesatarja vjetore, pabarazia në vend është rritur në mënyrë të frikshme; sepse qeveria ka inkurajuar atë!

-Shqipëria fiton, kur familjet tona kanë më shumë të ardhura, sot 70% e familjeve shqiptare paguajnë 30% më shumë çmimin e energjisë elektrike.

-Shqipëria fiton, kur shqiptarët ndërtojnë të ardhmen e tyre në vend. Ikja nga Shqipëria ka arritur kulmin, sepse të rinjtë tanë nuk shohin më këtu shpresë. Shqipëria renditet e para në botë për numrin e azilkërkuesve në BE. Mbi 192 mijë shqiptarë kanë kërkuar azil në 8 vjet, nga ku mbi 70% janë të rinj.

-Shqipëria sot është në krizë, ekonomia e shqiptarëve sot është në krizë, sot familjet shqiptare nga shpenzimet e larta dhe të ardhurat gjithnjë e më të pakta. Shqipëria sot po humbet, po ligështohet dhe shkretohet.

-Unë besoj që Shqipëria do të fitojë nën drejtimin e një kryeministri që ka një plan të qartë për të kryer ndërhyrjet e duhura. Familjet tona, shqiptarët sot kanë një mundësi të dëgjojnë prej tij atë çfarë ai ofron si zgjidhje për problemet tona.

-Kemi punuar së bashku, me Lulzim Bashën, për të siguruar një të ardhme më të mirë për Shqipërinë dhe qytetarët.

-Jemi mbledhur të gjejmë zgjidhje për të hapur vende pune, uljen e papunësisë, uljen e kostos së jetesës dhe gjallërimin e ekonomisë.

-Pas një pune të gjatë, pas ditësh të ngarkuara për të përkthyer zgjidhjet në një program politik. Mund të them me besim të plotë se Lulzim Basha do ta udhëheqë vendin drejt një të ardhmeje më të mirë, drejt një ekonomie më të fortë, drejt një Shqipërie që kujdeset për njerëzit e saj.

Etiketat e lidhura

Ekonomia e ShqipërisëShqipëria fiton
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Real Madrid përgatit kontratën e re për Jude Bellingham, anglezi drejt rinovimit
Tani

Real Madrid përgatit kontratën e re për Jude Bellingham, anglezi drejt rinovimit

Lufta tregtare: BE vendos tavan mbi importet e automjeteve hibride kineze
Para 7 minutash

Lufta tregtare: BE vendos tavan mbi importet e automjeteve hibride kineze

Kupa e Italisë drejt ndryshimit: Lega Serie A propozon dy formate, me më shumë skuadra dhe frymë FA Cup
Para 8 minutash

Kupa e Italisë drejt ndryshimit: Lega Serie A propozon dy formate, me më shumë skuadra dhe frymë FA Cup

Arsenal-Dortmund: “Topçinjtë” kërkojnë të zgjasin serinë e pamposhtur prej 19 ndeshjesh në Evropë
Para 10 minutash

Arsenal-Dortmund: “Topçinjtë” kërkojnë të zgjasin serinë e pamposhtur prej 19 ndeshjesh në Evropë

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë

2 Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore
Para 18 orësh

Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore

3 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 16 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

4 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 15 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.