Socialistët europianë shqetësohen për Teatrin. Në PS duartrokasin shembjen dhe dhunën e policisë

Shembja e Teatrit Kombëtar

Partia Socialiste Europiane ka reaguar sot për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Edhe pse organizatë politike ndërkombëtare, PSE-ja shqetësohet për shkatërrimin e kulturës shqiptare dhe aktet e dhunës ndaj artistëve. Ajo bën thirrje për ulje të tensioneve dhe shmangie të incidenteve.

Reagimi i socialistëve europianë bie në sy me sjelljen e kundërt të Partisë Socialiste në Shqipëri, e cila është pjesë e kësaj organizate. Deri më sot, deputetë, ministra, ish-ministra të PS jo vetëm nuk kanë reaguar për trashëgiminë kulturore, por kanë dal në krah të shembjes dhe të dhunës policore ndaj qytetarëve.

Nga PS nuk ka reagim për kulturë, por duartrokitje për shembjen e godinës dhe mbështetje për atë pjesë të Policisë së Shtetit që dhunoi njerëzit barbarisht.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?