Socialistët mbledhin asamblenë para shtatorit, priten largime

Edhe pse dolën fitues me 74 mandate, për gjashtë muaj do të zgjasë analiza e 25 prillit në Partinë Socialiste, për t’u përmbyllur në janar 2022.

Objektivi minimal i socialistëve në zgjedhjet e kaluara ishte ruajtja e votave të vitit 2017, gjë që nuk u arrit në 8 prej 12 qarqeve. Damian Gjiknurit në Vlorë i munguan 6000 vota, por fajin i’a ngarkoi mos angazhimit të Bashkisë. Në qarkun Gjirokastër, me drejtues Bledi Çuçin, socialistët morën gati 3000 vota më pak, ndërsa në Korçë munguan 2000 vota.

Kreu i PS-së, Edi Rama kishte paralajmëruar fill pas zgjedhjeve. Para se të nisë jeta Parlamentare me vjeshtën, në fund të gushtit socialistët do të mbledhin sërish Asamblenë, këtë herë për të rizgjedhur kryesinë dhe sekretariatin e ri, ku puna e gjithësecilit në zgjedhje do të vihet në peshore.

SHKARKO APP