Sokol Balla: Kjo është realisht Lufta e Tretë Botërore

Në emision “Real Story” në news24 Sokol Balla në bisedën me kryeministrin Rama në lidhje me situatën e koronavirusit në Shqipëri e në botë, pasi dëgjoi shefin e qeverisë, tha se “Kjo është jo vetëm Luftë, pasi është hera e parë që pas luftës së dytë botërore shtyhen Lojërat Olimpike Botërore, por është realisht Lufta e Tretë Botërore”.

Dhe lojërat Olimpike Botërore janë shtyrë vetëm kur shpërtheu Lufta e Parë Botërore dhe Lufta e Dytë Botërore.

Tani është rasti i tretë në histori.

Koronavirusi ka pushtuar krejt botën, por pas Kinës, ai ka zaptuar Europën e ku po bën kërdinë në Itali e Spanjë e ku ka filluar të dridhet Franca, Gjermania, Britani dhe Zvicra. E në dy ditët e fundit edhe SHBA po përballet me “Luftën e Tretë”. Situata në Shtetet e Bashkuara tregon se shifrat e të infektuarve të konfirmuar arritën në mbi 69 mijë raste, ndërsa ka pasur mbi 1000 të vdekur.

Koronavirusi ka prekur çdo skaj të globit. Deri tani në shkallë globale ka më shumë se 487 mijë të infektuar dhe janë konfirmuar mbi 22 mijë të vdekur nga COVID-19, sëmundja që shkakton koronavirusi. Ndërkohë jemi akoma jemi në fillimet e “Luftës”.

Kjo është Luftë!

E në këtë kontekst e tha Sokol Balla.

 

SHKARKO APP