Sokol Balla: Kryeministri Rama u kërcënua për atentat me tritol

Zyra e Shtypit të Kryeministrit shpërndau fillimisht informacionin ndryshimin e axhendës, ndërsa më pas vet kreu i Qeverisë deklaroi se nuk ishte diçka serioze, por një problem shëndetësor me shpinën. Por gazetari Sokol Balla ka paraqitur dje një tjetër version të ngjarjes. Në emisionin “Top Story”, në “Top Channel” ku ishte i ftuar Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, gazetari Balla ka zbuluar arsyen e vërtetë, sipas tij, të anulimit të vizitës.

Sipas Ballës, Kryeministri ka anuluar takimin e planifikuar në Burrel “për shkak të një kërcënimi për atentat me tritol”. Në pyetjen e tij drejtuar Prokurorit të Përgjithshëm, Balla shprehet se “vizita u anulua për arsye sigurie, pavarësisht se është thënë për arsye shëndetësore…”. Ndërkohë, Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla deklaroi se nga organi i akuzës nuk kanë nisur hetime për diçka të tillë.

Prokuroria nuk ka nisur hetim, por fakti që shërbimi i sigurisë së Kryeministrit, e ka bindur Ramën për anulimin e axhendës, tregon se kërcënimi duhet të ketë qenë mjaft serioz. Deklarata e gazetari Balla, e bërë gjatë emisioni të tij televiziv, më shumë se pyetje ka qenë një deklaratë konfirmuese lidhur me atë çka ka ndodhur në 7 tetor. Balla është  një nga gazetarët me përvojë të medias së shkruar dhe deklarata e bërë dje duket se ka ardhur nga brenda mazhorancës, lidhur me kërcënimet që mund të ketë marrë kryeminisri.

Pjesë nga intervista e zhvilluar dje mes gazetarit Sokol Balla dhe Kryprokurorit Adriatik Llalla

Sokol Balla:Disa kohë më parë, kryeministri Rama anuloi vizitën në Burrel për shkak të një kërcënimi për atentat me tritol. Vizita u anulua për arsye sigurie, pavarësisht se është thënë për arsye shëndetësore…

Adriatik Llalla:Prokuroria nuk ka nisur një hetim për diçka të tillë.

 

Kronika e Lajmit për anulimin e vizitës më 7 tetor

Teksa Burreli dhe Bulqiza ishin përgatitur të prisnin sot kryeministrin Rama, vizita e tij në këto qytete është anuluar papritur.  Lajmi bëhet i ditur nga përfaqësues të pushtetit lokal të qytetit të Burrelit, të cilat thonë se Rama pritej të mbërrinte në qytetin e tyre në orën 10:30 të paradites, me qëllim inspektimin e investimeve në këtë qytet dhe më pas në Bulqizë.

 

Bëhet e ditur, se shkak për anulimin e vizitës kanë qenë disa probleme me shëndetin e kryeministrit, i cili ka patur dhimbje shpine.

Rama: Faleminderit kush shqetësohet për shëndetin tim, nuk kam asgjë serioze

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me lajmin e publikuar se për shkak të një dhimbje shpine ndërpreu sot axhendën për vizitën e tij në Burrel dhe Bulqizë, ku vuri në dukje se nuk kishte asgjë serioze. Me anë të një mesazhi në rrjetin social “Facebook” Rama falënderoj të gjithë ata që ishin shqetësuar për shëndetin e tij, ndërsa nënvizoi se një nga arsyet e shqetësimit të tij ishte neglizhenca ndaj stërvitjes. “Shumë FLM kujt shqetësohet për shëndetin tim po 1. S’kam asgjë serioze 2. Kam neglizhuar këto jave një gjë shumë serioze: 30 min e stërvitjes:-)”-shprehet Rama në mesazhin e tij.

SHKARKO APP