Sokol Olldashi do bënte sot 44 vjeç, ja si e kujtojnë familjarët e tij

Familjarë, të afërm dhe miq të Sokol Olldashit, përkujtuan sot ditëlindjen e tij të 44.

Tezja e tij Yllka Mamaqi ka postuar sot një foto nga fëmijëria e tij e hershme. Ndërsa i vëllai, Ardian Olldashi ka vendosur ta kujtojë duke i dedikuar vargjet e Pink Floyd, “Vazhdo të shkëlqesh diamant i çmendur” (Shine on you crazy diamon), duke mosfshehur dhimbjen për humbjen e vëllait të tij edhe kur kanë kaluar 3 vite nga aksidenti fatal.

Sokol Olldashi, dy herë ish-ministër në qeverinë e demokratëve, u nda nga jeta tre vjet më parë, pasi automjeti i drejtuar nga vetë ai doli nga rruga dhe përfundoi në një rrëpirë në afërsi të Krrabës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai ishte një nga figurat frymëzuese të Partisë Demokratike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Poezia e Ardian Olldashit
S O

Mbaj mend kur ishe i ri
vezulloje si dielli i mesdites
Vazhdo te shkelqesh diamant i cmendur
Nderkohe veshtrimi i syve te tu
si vrima te zeza qiellore eshte kthyer
Vazhdo te shkelqesh diamant i cmendur
I zene rob nga zjarret
e femijerise dhe celebritetit
i shtyre nga flladi i hekurt
Eja, o arsye e shakave te vjetra
Te lutem eja i panjohur,
legjende, martir dhe shkelqe!
Shume heret e zbulove sekretin
per henen e larget vajtove

Vazhdo te shkelqesh diamant i cmendur
Kercenuar nga hijet e territ,
peshtjelle nga rrezet e drites

Vazhdo te shkelqesh diamant i cmendur
Mirepritjen tende shterove
me precizion kazual,

Kalerove stuhine e hekurt
Eja, enderrimtar, profet vizionesh

Te lutem eja artist,
sazexhi i marre peng dhe shkelqe!

Askush nuk e di se ku je,
ne je larg apo afer,

Vazhdo te shkelqesh diamant i cmendur
Me lart gdhendi shkallet e tua,
une do te vij

Vazhdo te shkelqesh diamant i cmendur

Do te ngrohemi nen hijen
e triumfit te djeshem,
do te lundrojme mbi flladin e hekurt

Eja djalosh, fitues dhe humbes,
eja gjuetar te vertetash dhe iluzionesh,
dhe shkelqe!

Ne foto: Sokol Olldashi në fëmijëri

koli

/shqiptarja.com/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?